LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Shumë shpejt do të merret vendimi për ushtrinë

Ramadani: Shumë shpejt do të merret vendimi për ushtrinë

Pas dërgimit të draft-ligjit për ushtrinë nga Ministria e FSK’së në dy ministri të tjera, të njëjtat do të dalin me përgjigje rreth kësaj çështjeje dhe shumë shpejt kjo pako ligjesh kur parashihet edhe ai për ushtrinë do të riprocedohet në Qeveri, thotë zëvendësministri i FSK’së, Burim Ramadani.

Por edhe nëse Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit, do të duhen 10 vjet që ajo në plot kuptimin e fjalës të bëhet ushtri sepse siç thotë ai do të kalojë përmes një tranzicioni.

Komenton edhe atë se a janë bindur serbët që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese, sepse, ky draft-ligj parasheh që ushtria të bëhet përmes kësaj rruge.


Vendimmarrja për tranzicionin mund të jetë më e shpejtë ndërkaq përmbushja e kapaciteteve operacionale marrin përafërsisht 10 vjet periudhë.

Vetëm atëherë mund të themi se Kosova ka ushtri me kapacitete të plota”, tha Ramadani për rtv21.