LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Nuk kam të dashur, kjo më bën ta kuptoj më mirë veten

Dua Lipa: Nuk kam të dashur, kjo më bën ta kuptoj më mirë veten
GLASTONBURY, ENGLAND - JUNE 23: Dua Lipa performs on the John Peel Stage on day 2 of the Glastonbury Festival 2017 at Worthy Farm, Pilton on June 23, 2017 in Glastonbury, England. (Photo by Ian Gavan/Getty Images)

Këngëtarja 22-vjeçare ndihet më e shkathët dhe mëson shumë më tepër për veten kur nuk është në një marrëdhënie, sepse ka më shumë kohë për vetveten.

Kështu ka pohuar këngëtarja jonë për edicionin e ri të revistës Elle, ku ka zbuluar se aktualisht është beqare dhe nuk ka të dashur.

“Kam më shumë kohë për veten kur jam e vetme. Përfundoj duke pasur kohë që të bëjë shumë gjëra të tjera… Mendoj se kuptoj shumë gjëra më tepër për vetveten kur jam single dhe nuk e kam askënd që të më ndihmojë. Ju mësoheni të mbështeteni në fuqitë tuaja”, tha Lipa.


https://www.instagram.com/p/Bibaf_-FIiT/?hl=en&taken-by=dualipa

Kur bie në dashuri, krijuesja e hitit “New Rules”, përpiqet që të mos nxitojë, por nuk e ka problem të tregojë se kush ia ka rrëmbyer zemrën.

“Unë kujdesem që të mos them ‘të dua’ shumë shpejt, pa e ditur nëse ekziston ndonjë substancë në marrëdhënie. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që të shkojnë ngadalë gjërat. Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Unë të dua'”, shtoi këngëtarja.

Ndërsa Dua është e lumtur të jetë e vetme, ajo është një “besimtare e fortë” në dashuri, sepse është rritur duke parë prindërit që janë të dashuruar dhe të lumtur.

“Unë jam një besimtare e madhe e dashurisë. Unë i fajësoj prindërit për këtë, sepse ata kanë një marrëdhënie vërtetë të mirë dhe mendoj se kanë vendosur standardet e mia të larta”, tha ajo.

https://www.instagram.com/p/BiZaGjklue-/?hl=en&taken-by=dualipa

Këngët “One Kiss” dhe “New Rules” ka të bëjë me fuqizimin e femrës dhe kohët e fundit këngëtarja pohon se shumë meshkuj t’i kenë thënë se i urren ata.

“Shumë njerëz vijnë tek unë dhe thonë,” Ju me të vërtetë i urreni meshkujt, apo jo? ” Kjo është një keqkuptim i përgjithshëm. Disa nga këngët janë të pa filtruara dhe unë nuk i mbaj mend”, tha Lipa.

Ndryshe, këngëtarja ka bërë të ditur se është ndër tre artistët më të dëgjuara në Spotify. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BiOaSPKFn6Y/?hl=en&taken-by=dualipa

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata pas hedhjes së proteinave, përfshihen edhe banorët e tjerë

Eskalon situata pas hedhjes së proteinave, përfshihen edhe banorët e tjerë

Magazina
“Ka dy javë që nuk më lë rehat” – Xheneta shpjegon te Xuxi sitatën e proteinave: E kam paralajmëruar

“Ka dy javë që nuk më lë rehat” – Xheneta shpjegon te Xuxi sitatën e proteinave: E kam paralajmëruar

Magazina
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Magazina
Djali i saj i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024

Djali i saj i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024

Magazina

" Mos më thuaj mua nuk guxon" - Xheneta ia thyen pakot e proteinave Drilonit

Magazina
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

Magazina
Kalo në kategori