LAJMI I FUNDIT:

Chelsea – Liverpool, formacionet e mundshme

Chelsea  – Liverpool, formacionet e mundshme
LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 25: Mohamed Salah of Liverpool and Cesar Azpilicueta of Chelsea in action during the Premier League match between Liverpool and Chelsea at Anfield on November 25, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Chelsea dhe Liverpool do ta luajnë derbin e javës në Ligën Premier.

Dy skuadrat e mëdha angleze janë në garë me njëra tjetrën për një pozitë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve.

Ish-kampionët e vitit të kaluar të Anglisë, Chelsea do të futet në këtë takim me të vetmin qëllim fitoren për të shpresuar se mund të arrijnë njërën pozitë për Ligën e Kampionëve.


Ndërkohë finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool do të kënaqeshin edhe me një barazim nga kjo përballje.

Hazard dhe Henderson gjatë një dueli në ndeshjen e parë. (Photo/Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pritet t’i besojë treshes Willian, Hazard, Giroud për fazën e sulmit.

Ndërkohë tek Liverpool treshja e sulmit pritet të përbëhet nga Salah, Firmino dhe Ings. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois, Azpilicueta, Cahill, Rudiger, Moses, Alonso, Kante, Fabregas, Willian, Hazard, Giroud.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Karius, Clyne, Van Dijk, Klavan, Robertson, Henderson, Arnold, Wijnaldum, Salah, Ings, Firmino.