LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Në gjashtëmujorin e dytë të 2017-s janë realizuar 39% të objektivave për MSA-në

GLPS: Në gjashtëmujorin e dytë të 2017-s janë realizuar 39% të objektivave për MSA-në

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në një konferencë për medie, ka prezantuar të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017?”

Njomza Mjeku nga GLPS tregoi se për vitin 2017 kanë qenë përgjegjëse 51 institucione për realizimin e 918 objektivave, raporton Ekonomia Online.

“Në mesin e këtyre objektivave ka pasur objektiva ku kanë qenë masa legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit primar dhe legjislacionit sekondar. Po ashtu ka pasur edhe masa më afatshkurtra të cilat kanë përfshirë trajnime, analiza, hulumtime, apo edhe krijime të divizioneve të reja, të cilat kanë qenë sipas kërkesave të planit në MSA, andaj nga ato 51 institucione të cilat ne i kemi kontaktuar, dhe i kemi studiuar se ku gjendet procesi i realizimit të objektivave, sot kemi vendosur që t’i prezantojmë ato rezultate”.


Albana Merja nga GLPS përmendi disa rekomandime dhe vërejtje që GLPS i ka vënë re gjatë zbatimit të MSA-së. Rekomandimet kryesore të përmendura ishin: Koordinimi i institucioneve, buxheti, qasja nga disa institucione.

“Megjithëse institucionet janë të informuara për rëndësinë e MSA-së, kur kemi masa ose objektiva të cilat duhet t’i zbatojmë midis dy ose më shumë institucioneve, atëherë këtu kemi ngecje sepse nuk ka një koordinim të mirë midis institucioneve për ta shtyrë procesin para. Masat të cilat merren vetëm nga një ministri apo një institucion i caktuar është më e mundshme për t’u realizuar sesa koordinimi midis disa institucioneve”.

Sa i përket buxhetit, Merja tha se shumica e masave kanë mbetur pa realizuar sepse nuk janë buxhetuar saktë, raporton Ekonomia Online.

“E treta ka të bëjë me një qasje nga disa institucione jo shumë favorizuese kundrejt integrimit evropian. Disa institucione nuk e vlerësojnë ashtu siç duhet punën për zbatimin e MSA-së duke mos i dhënë rëndësinë dhe përkushtimin e duhur”.

“Për gjashtëmujorin e dytë për vitin 2017, kanë qenë 50 institucione të cilat kanë pasur objektiva të paracaktuara me planin kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe këto institucione kanë pasur gjithsej 677 masa. Nga këto masa, plotësisht janë plotësuar 264, ose 39%. Pjesërisht të paplotësuara kanë mbetur 28%, dhe të paplotësuara totalisht janë 32%.

Sipas GLPS-së, dhjetë institucionet që e kanë pasur punën më të madhe për zbatimin e MSA-së janë:

Ministria e Punëve të Brendshme, e cila i ka pasur rreth 90 masa, ndërsa i ka realizuar vetëm 34.8 % të planit; Ministria e Drejtësisë – ka realizuar vetëm 21.7% të masave; Këshilli Prokurorial i Kosovës ka plotësuar 50 % të masave; Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka plotësuar 38% të masave të përfshira për 2017-ën; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka realizuar 45% të masave; Ministria e Arsimit ka realizuar 57% të masave; Ministria e Infrastrukturës ka realizuar vetëm 26% të planit të saj; Ministria e Bujqësisë ka realizuar 38%; Ministria e Financave ka realizuar 33% të masave; Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka realizuar vetëm 20% të masave që i ka pasur të përfshira në planin kombëtar të zbatimit të MSA-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori