LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Për herë të parë në histori të shtetit, borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro

OBRM-PDUKM: Për herë të parë në histori të shtetit, borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e LSDM-së po e fut shtetin në borxhe pa nevojë dhe se po e shkatërron e ekonominë.

Nga kjo parti thonë se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2018 shteti ka marrë borxhe prej 300 milionë eurove, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë në histori të shtetit borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro, ndërsa shtetëror 4 miliardë euro. Shteti po shkon drejt falimentimit. Gjeneratat e ardhshme do të paguajnë dyfishm më shumë nga kreditë që janë marrë. Ky shkatërrim në asnjë rast nuk mund të arsyetohet”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga kjo parti shtojnë se shteti në këtë mënyrë shkon prapa në rrugën drejt BE-së dhe NATO-, ndërsa të drejtat e qytetarëve janë devalvuar./Telegrafi/