LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Hyrja në fuqi e marrëveshjes së demarkacionit, siguron lëvizjen e lirë

Thaçi: Hyrja në fuqi e marrëveshjes së demarkacionit, siguron lëvizjen e lirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mës Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, përveç që siguron lëvizje të lirë, forcon edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit.

Postimi i plotë:


Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sot dekretova Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, përveç që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, do të forcojë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë.