LAJMI I FUNDIT:

Akreditohet doganieri i parë nga Organizata Botërore e Doganës

Akreditohet doganieri i parë nga Organizata Botërore e Doganës

Për herë të parë që nga anëtarësimi i Doganës së Kosovës në organizatën botërore të Doganave, sot është bërë certifikimi i një zyrtari të doganës për OBD për programin ‘praktikat operacionale doganore për zbatim të ligjit dhe konfiskime’, që është njëri ndër autorizimet kryesore që iu jepet anëtareve të OBD, respektivisht oficerëve doganor të administratave doganore anëtare.

Në letrën e pranuar nga drejtori i përgjithshëm, Berisha e cila është dërguar direkt nga sekretari i përgjithshëm i OBD, Kunio Mikuriya theksohet se oficeri doganor tani është plotësisht i akredituar si ekspert rajonal i OBD COPES, si dhe OBD do të ishte mirënjohës që do të mund të përfitonte nga ekspertiza e oficerit të certifikuar në aktivitetet e ardhshme të këtij projekti.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm Berisha theksoj se pas anëtarësimit të Doganës në OBD ky është një momentet kyç dhe shumë të rëndësishëm për doganën tonë.


“Gjithashtu tregon që niveli i profesionalizmit dhe përkushtimi për zbatimin e ligji të Doganës së Kosovës është në nivel të rangut botëror prandaj uroj oficerin Doganor për suksesin e treguar në arritjen e certifikimi, ky certifikim hap rrugën edhe për projektet tjera si dhe rritjen e rolit të Doganës sonë në OBD”, tha ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori