LAJMI I FUNDIT:

Do të rritet bashkëpunimi në mes policisë së Maqedonisë dhe Greqisë

Do të rritet bashkëpunimi në mes policisë së Maqedonisë dhe Greqisë

Do të promovohet bashkëpunimi policor në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një nga konkluzionet e arritura në takimin e tretë katër palësh të ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Transportit nga Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Greqisë dhe Republika e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Brendshme u përfaqësua nga sekretari i Shtetit, Magdalena Nestorovska, e cila mori pjesë në një takim të posaçëm të ministrave të punëve të brendshme të vendeve të përfaqësuara në këtë format.

Në mes tjerash, u bisedua edhe për përmirësimin e bashkëpunimit në pjesën e mbrojtjes civile, me çka u konstatua nevoja e bashkëpunimit rajonal për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura. /Telegrafi/