LAJMI I FUNDIT:

A do të ndryshojë modeli zgjedhor në Maqedoni? (Video)

A do të ndryshojë modeli zgjedhor në Maqedoni? (Video)

LSDM-ja është në pritje të përgjigjes nga ana e OBRM-PDUKM-së, në lidhje me propozimin për ndryshimin e sistemit të tanishëm zgjedhor.

Deputeti Betian Kitev tha se LSDM-ja nuk heq dorë nga angazhimi për ndryshimin e modelit të tanishëm, nga gjashtë në një njësi zgjedhore, si edhe me lista të hapura.


Sipas tij, për të arritur këtë ndryshim duhet që të arrihet pajtim ndërmjet të gjitha partitë politike, përfshi OBRM-PDUKM-në.

I pyetur për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare, Kitev tha se diçka e tillë nuk do të ndodh sepse nuk ka kushte për zgjedhje të tilla.

Ai shprehet se, nëse krijohen mundësi dhe nëse partitë mendojnë se kjo është zgjidhja më e mirë, atëherë LSDM-ja dhe koalicioni është e tashme për zgjedhje të reja./Telegrafi/