LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për ish-kryetarin e komunës së Koçanit

Kallëzim penal për ish-kryetarin e komunës së Koçanit

Ish-kryetari i komunës së Koçanit, R.D është kallëzuar penalisht për shkak të pamaturisë në punë në shërbim, si edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

I kallëzuari, në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e përplasjes së interesave, ka nënshkruar marrëveshje me E.D, bashkëshortja e djalit të tij, për një projekt të shfrytëzuar nën programin “Erasmus+”.

Me këtë rast, bashkëshortja e djalit ka përfituar paligjshëm 226.630 denarë (mbi 3000 euro).


Përveç kësaj, i kallëzuari ka transferuar 510 mijë denarë (mbi 8000 euro) në llogarinë e “Erasmus+”, duke e dëmtuar buxhetin komunal për atë shumë parash./Telegrafi/