Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike. Burimet e KALLXO.com brenda Prokurorisë së Shtetit kanë konfirmuar se para pak çastesh, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj tetë personave të përfshirë në shitjen e Distribucionit të KEK-ut.
Burimet kanë sqaruar se në aktvendimin për hetime janë gjashtë zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë 5 ish-ministra, tre prej këtyre ministrave janë anëtarë momentalë të qeverisë. Hetimet kanë nisur edhe ndaj një zyrtari të KEK-ut dhe një zyrtari të qeverisë të përfshirë në implementimin e kontratës.
Vendimi për fillim të hetimeve është marrë pas një periudhe prej gati 2 vjetëve të fazës së parahetimeve që kanë nisur pas raportimeve në media. Vendimi për fillim të hetimeve është marrë vetëm disa ditë para se të ndodhte parashkrimi pasiv i veprës së mundshme penale. Privatizimi i KEDS-it kishte ndodhur me datën 8 maj.
Procesi i privatizimit të KEDS-it ishte udhëhequr nga Komiteti i Privatizimit, i cili drejtohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik që në atë kohë ishte Besim Beqaj. Pjesë e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusar-i Lila (ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ministër i Mjedisit) Bedri Hamza (ministër i Financave), Nenad Rashiq (ish- ministër i Punës).
Rasti i hetimit të privatizimit të hidrocentraleve është përmendur edhe nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi në Emisionin “Jeta në Kosovë”. Ai nuk kishte dhënë shumë detaje, por e kishte konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur grumbullimin e informatave për këtë rast pas raportimit në media. Për herë të parë hulumtimi për privatizimin tinëzar të hidrocentraleve ishte publikuar në gazetën “Koha Ditore”.
Katër hidrocentrale ishin privatizuar bashkë me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike. Përfshirja e tyre në pakon tenderuese ishte mbajtur e fshehtë, ndërsa edhe ministrat që kanë marrë vendimet kryesore për privatizim kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar se në pako është përfshirë edhe shitja e hidrocentraleve.
Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikancës, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit. Ato janë dhënë me koncesion nga KEK-u me qëllim të rivitalizimit të tyre dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese. Në kohën kur janë dhënë me qira, sipas KEK-ut, ata kanë pasur një kapacitet të instaluar prej 11 megavatëve, mirëpo koncesionarët janë zotuar se pas investimeve që do të bëjnë kapaciteti i tyre do të rritej në 14 megavatë. Nëse shihen komunikatat e lëshuara nga KEK-u, në kohën e dhënies së këtyre hidrocentraleve me koncesion, atëherë del që në to është dashur të investohen 15 milionë euro.
Më parë ishte raportuar se hidrocentralet ishin pjesë e listës së aseteve, mirëpo ishin shkruar vetëm pjesët përbërëse të hidrocentraleve. Gazeta “Jeta në Kosovë” e ka analizuar listën e aseteve, vetëm te pjesa e hidrocentraleve. /Kallxo/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme