LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Institucionet dhe gjyqësori t’i trajtojnë me prioritet kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve

Avokati i Popullit: Institucionet dhe gjyqësori t’i trajtojnë me prioritet kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve

Institucioni i Avokatit të Popullit, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë përsëri gjendjet në përpjekje për t’i tejkaluar sfidat e deritanishme, në drejtim të garantimit të lirisë së shtypit si e drejtë themelore, dhe tregues i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

” Lidhur me me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, Avokati i Popullit, më 2 nëntor 2017, ka publikuar Raportin me Rekomandime Nr. 707/2017, të iniciuar Ex officio, me qëllim të trajtimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, me theks të veçantë, sigurinë e gazetarëve në përmbushjen e misionit që kanë. Në fokus të raportit janë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.


Deklarata e plotë:

– Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maj 2018, përsëri e gjen vendin në përpjekje për t’i tejkaluar sfidat e deritanishme, në drejtim të garantimit të lirisë së shtypit si e drejtë themelore, dhe tregues i nivelit të zhvillimit të demokracisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

– Simbolika e kësaj date është përqëndrimi i vëmendjes në vetë rëndësinë e lirisë së shtypit, diskurs i konceptit të demokracisë dhe barazisë së të gjithë njerëzve, duke reflektuar drejpërdrejtë në të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes.

– Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e lirisë shtypit, si dhe për të sjellë në vëmendje qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes, e drejtë e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, mori vendim për caktimin e kësaj date, si ditë botërore e lirisë së shtypit.

– Lidhur me me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, Avokati i Popullit, më 2 nëntor 2017, ka publikuar Raportin me Rekomandime Nr. 707/2017, të iniciuar Ex officio, me qëllim të trajtimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, me theks të veçantë, sigurinë e gazetarëve në përmbushjen e misionit që kanë. Në fokus të raportit janë rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Raporti ka theksuar kompleksitetin e vendosjes së balansit në mes lirisë së shprehjes, si e drejtë fundamentale, dhe përcaktimin e kufijve të saj në raport me të drejtat e tjera. Raporti ka tërheqë vërejtjen mbi nevojën e avancimit të kornizës legjislative, e cila do të garantonte mbrojtje të mjaftueshme për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, të ketë koordinim ndërmjet policisë dhe prokurorit të shtetit, si dhe trajtim me prioritet nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor për veprat e kryera kundër gazetarëve.

– Avokati i Popullit, fton Institucionet e vendit që të fuqizojnë aktivitetet për të siguruar transparencë të vazhdueshme në funksion të llogaridhënjes publike dhe lirisë së shtypit si bazë e respektimit të të drejtave të njeriut, të zbatojnë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në lidhje me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, si dhe gjyqësorin që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve t`i trajtojë me prioritet dhe t’i zgjidhë në mënyrë efektive, gjithnjë duke u bazuar në praktikën GJEDNJ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori