LAJMI I FUNDIT:

ATK me aksion në Graçanicë, shqipton 32 mijë euro gjoba

ATK me aksion në Graçanicë, shqipton 32 mijë euro gjoba

Departamenti i Lojërave të Fatit mbrëmë ka ndërmarr një aksion në Komunën e Garancisë, konkretisht në fshatin Gushtericë e Ulët, në bazë të informacioneve të pranuara paraprakisht se në këtë vend dyshohet se organizoheshin lojëra të fatitë pa licencë, si dhe aktivitete tjera të ndaluara me ligj.

“Si rezultat i këtij aksioni, i cili është kryer në asistim të Policisë së Kosovës, Njësiti Kundër Krimit dhe Korrupsionit, është gjetur se në këtë vend është zhvilluar veprimtaria e kazinosë, me që rast është konfiskuar tavolina e pokerit, çipat (kartat) e dy valixheve, si dhe është ndëshkuar personi përgjegjës i lokalit me 30 mijë euro për ushtrim të veprimtarisë së kazinosë pa licencë të ATK-së. Po ashtu, gjatë aksionit në fjalë është gjetur se në të njëjtin lokal është ushtruar veprimtaria e bastoreve, ku inspektoret tanë kanë gjetur si dëshmi billdenat dhe tiketat e shtypura. Edhe për këtë pjesë ATK ka lëshuar gjobë në vlerë 2,000 euro, ka konfiskuar pajisjet e gjetura, si dhe ka mbyllur lokalin. Totali i gjobave të shqiptuara gjatë këtij aksioni kap vlerën e 32 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.


ATK thotë se ndaj personave përgjegjës do të ndiqet edhe procedure penale, konforme legjislacionit në fuqi.

Në fund, ATK i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme. /Telegrafi/