Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të zgjatur periudhën e përjashtimit të përkohshëm nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit ka rritur pasigurinë në treg dhe ka ndikuar vendimet e biznesit.
Përmes një deklarate të bllokut, komisionieri për Tregtinë ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë gjatë javëve të fundit, bisedime të cilat do të vazhdojnë.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, tha se “rritja e tarifave është një rrugë e gabuar”. Kështu iu përgjigj ai vendimit të SHBA-së, e cila do të zgjasë me 30 ditë periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, për Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimit Evropian.
“Qeveria Federale është e njohur me vendimin e Presidentit amerikan. Besoj fuqimisht se në të mirë të vendeve të punës në Gjermani, në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për një marrëveshje të përhershme dhe se rritja e tarifave është rrugë e gabuar për të ecur përpara. Ne nuk kemi nevojë për më shumë, por për më pak tarifa në tregtinë botërore. Kemi nevojë për një tregti botërore të hapur, shumëpalëshe dhe të drejtë”, tha Altmaier, përcjell Telegrafi.
Ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Ekonomisë, publikuan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për për përjashtim të përhershëm të tarifave të çelikut dhe aluminit ndaj BE-së.
Kina ka kërkuar konsultime me Shtetet e Bashkuara në lidhje me tarifat në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në këto konsultime ka kërkuar të bashkohet edhe BE-ja.
Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të zgjasë deri më 1 qershor periudhën e përjashtimit të përkohshëm nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, të Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Evropian, duke ofruar edhe një muaj për të arritur një marrëveshje mbi negociatat tregtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës