LAJMI I FUNDIT:

Pacolli merr mbështetje nga Italia

Pacolli merr mbështetje nga Italia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali ku u takua me homologun e tij Angelino Alfano.

Në takimin në mes të Pacollit dhe Alfanos u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe , liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).

“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”, tha ministri Alfano. Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.


Pacolli, e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet e fundit në Kosovë në planin rajonal, për bisedimet me Serbinë dhe disa prej prioriteteve në të cilat Kosova ka nevojë për mbështetjen italiane.

Ai, e informoi nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare.

“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji, prej nga vijnë rrënjët e Evropës së bashkuar”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori