LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re?

Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re?

Partinë e re që do ta themelojë Grupi i Pavarur i Deputetëve, me shumë gjasë do ta udhëheq Shpend Ahmeti, kryetar aktual i Prishtinës.

Se Ahmeti do të jetë në krye të Partisë së re, e tha në IMAZH të RTK-së, deputetja e këtij grupi Besa Baftiu. “ Është e vërtetë që mbizotëron bindja që Shpend Ahmeti, mund ta udhëheq partinë. Të gjithë besojmë që Shpendi mund të jetë i suksesshëm në krye të partisë siç ishte dhe siç është në krye të Prishtinës”, deklaroi Baftiu.

Ajo theksoi se Shpend Ahmeti së shpejti do të bëhet pjesë e partisë së re, dhe do të jap kontributin e tij. Deputetja Baftiu u shpreh e bindur se emri i partisë së re do të jetë Partia Socialdemokrate e Kosovës, dhe për këtë thuaja se gati është arritur marrëveshja me Kaqusha Jasharin.