LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon siguri dhe të drejta për punëtorët

Limaj kërkon siguri dhe të drejta për punëtorët

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj me anë të një postim i në Facebook u ka uruar të gjithë punëtorëve Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Limaj tha se është obligim i institucioneve që t’u krijohen kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Postimi i Limajt:


Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës!

Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve.

E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Ekonomi
Kalo në kategori