LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje me aksion kundër pabarazive shënon 1 Majin

Vetëvendosje me aksion kundër pabarazive shënon 1 Majin

​Lëvizja Vetëvendosje për nder të ditës botërore të punëtorëve, 1 Majit, përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” ka paraqitur kushtet e rënda që sipas tyre kanë punëtorët në Kosovë.

VV-ja për nder të ditës botërore të punëtorëve, 1 Majit, përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” ka paraqitur kushtet e rënda që sipas tyre kanë punëtorët në Kosovë.

Padrejtësinë kundër së cilës po proteston, kjo parti e ka paraqitur me anë të një baneri ku figuron paga e drejtorit të trustit pensional- prej 5 mijë e 213 euro, krahasuar me shifrat e pagës për punëtorët nën moshën 35 vjeç, dhe atyre mbi 35 vjeç, që janë 130 euro, respektivisht 170 euro pagë minimale.


Nazlie Bala nga kjo parti duke folur para mediave ka thënë se këto shifra shpjegojnë pabarazinë.

“Mbrapa meje është një shpjegim i pabarazisë dhe dallimeve shumë të mëdha sot në Kosovë, ku paga më e madhe, pagë që merret nga kursimet tona, jo nga taksat tona, paga e drejtorit të trustit pensional të Kosovës që është në vlerë të 5 mijë e 135 eurove, dhe dy pagat më të vogla dhe minimale, paga të ekzistencës, në prag të ekzistencës së punëtorëve, që deri në moshën 35 vjeçare është pagë 135 euro, dhe mbi moshën 35 vjeçare është pagë në vlerë të 170 eurove”, tha ajo.

Numri i lartë i papunësisë, sipas Balës, i shtyn edhe ata që kanë një vend punë, të pranojnë kushte të vështira dhe rrogë jo të mirë, kjo sepse mund të zëvendësohen lehtë dhe shpejt.

Ajo ka thënë që është skandal që në vitin 2018, duhet të bëhen kërkesa për respektimin e të drejtave të punëtorëve.

“Ka në Kosovë paga marramendëse që ne nuk na merr mendja, vet buxheti i Kosovës paguan paga mbi 4 mijë, madje edhe mbi 5 mijë euro në muaj, po ashtu ka privat pronarë korporatash me fitime multi milionëshe. Këta me importim që bëjmë mbysin ekonominë e vendit, edhe aty ku ka vend për  ndonjë prodhim vendor e uzurpojnë përmes monopolit. Janë bash të njëjtit që keq paguajnë punëtorët e në vend punishtet e të cilëve vdesin edhe punëtorët”, u shpreh Bala.

Sipas saj, shteti dhe as sektori privati nuk po çajnë kokën për punëtorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori