Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raportet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në një intervistë për “Ora News”, Rama, duke komentuar deklaratat e David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në SHBA dhe drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, i cili në një intervistë të disa ditëve më parë për Zërin e Amerikës është shprehur se Shqipëria duhet të merr seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia, ka thënë se ka marrëdhënie shumë pozitive me profesorin ndërsa tha se nuk ka çfarë të zgjedh mes këtyre të dyjave.
“Unë do zgjidhja një kafe me profesorin dhe ta diskutoj me të se sa larg është profesori me këtë përshkrim të realitetit që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Nëse do i merrnim me radhë”, ka thënë ai.
“Së pari, unë nuk i kërkoj leje dhe nuk i jap llogari asnjë profesori dhe asnjë tjetri se në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma. Nuk kam kërcyer ndonjëherë se për fat të keq nuk e kam atë talent. Së dyti, jam ndjerë i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës. Së treti, marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë në asnjë rast, jo kërcënim të sovranitetit dhe asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori, që është një njohës jo i keq i çështjeve të rajonit, duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur. Dhe deklarimi i pavarësisë në parlamentin e Kosovës është ndjekur nga qeveria turke dhe kryeministri i atëhershëm, presidenti i sotëm i Turqisë live në tryezën e qeverisë, në momentin që kur të deklarohet pavarësia, të ngrihet dora për të njohur Kosovën”, ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, Rama thotë se profesori e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë.
Nëse të krishterët katolikë morën katedralen e tyre në Tiranë dhe nëse të krishterët ortodoksë morën katedralen e tyre në Tiranë, myslimanët e këtij vendi meritonin të kishin tempullin e tyre të barasvlershëm, as më të madh as më të vogël me këta tempuj të tjerë.
“Besoj se është bërë gjëja e duhur. Sa i përket financimit, profesori duhet ta dijë se ky është një financim i dhënë nga Komuniteti Mysliman Turk dhënë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komunitetit mysliman nuk varet nga qeveria e Shqipërisë. Nuk merr leje nga kryeministri nëse merr apo jo financime, mjafton që financimet mos jenë nga terrorizmit. Me keqardhje them për profesorin se këto janë broçkulla. Sa i përket kërcënimit, më ka ardhur për të vjellë, këtu në Tiranë. Nuk kam thënë do ketë rritje të islamizmit. Më vjen për të vjellë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit mediatik që flasin për shantazhim të Evropës”, u shpreh Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj