Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ashtu siç kishte bërë në 2013 me Marrëveshjen Thaçi-Daçiq ku 6 pikat e para parashihnin Zajednicën, marrëveshjen vijuese të së cilës në 2015 e paraqiti me 23 shkelje kushtetuese, veproi edhe me rastin e dërguar lidhur me brendinë e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të VV-së:
Gjykata Kushtetuese sërish nuk guxoi ta trajtojë shkeljen e Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ashtu siç kishte bërë në 2013 me Marrëveshjen Thaçi-Daçiq ku 6 pikat e para parashihnin Zajednicën, marrëveshjen vijuese të së cilës në 2015 e paraqiti me 23 shkelje kushtetuese, veproi edhe me rastin e dërguar lidhur me brendinë e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
I sjellim në vëmendje qytetarëve të Republikës së Kosovës se Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë në shqyrtim marrëveshjen dhe nuk ka konkluduar për të.
Pra: “TA REFUZOJE njëzëri kërkesën e parashtruesve për të shqyrtuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që kërkesa nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës”.
Edhe pse paraprakisht kontastonte se: “14. Me 18 prill 2018, pas shqyrtimit te raportit te gjyqtarit raportues, Kolegji shqyrtues njëzëri i rekomandoi Gjykatës ta deklarojë kerkesën të pranueshme dhe të vleresojë meritat e kërkesës.”
Pra gjykata në njërën anë e shpall kërkesën e tonë si të pranueshme, pra e njeh juridiksionin e vet mbi rastin, për të konstatuar më pas se i mungon juridiksioni ratione materiae.
Po mos të kishte Gjykata juridiksion ratione materiae atëherë do të duhej ta shpallte kërkesën e tonë si të papranueshme. Kjo përshkruhet shumë qartë në Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese, neni 36, Kriteret e Pranueshmërisë.
Në Kërkesën e deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk u kërkua shqyrtimi i Ligjit për ratifikimin, edhe pse Gjykata ka kthyer përgjigje për këtë, por e dhëna faktike nga Komisioni shtetëror se Kosovës i cënohet territor nga marrëveshja me Malin e Zi.
Si mbrohet ndryshe Kushtetuta nëse nuk merren parasysh të dhëna të tilla. Republika e Kosovës dhe territorisot fatkeqësisht rrezikohen edhe nga deputetët e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetutese.
Versioni se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka juridiksion mbi Legjislacionin e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk mjafton dhe nuk ndalon për të shqyrtuar brendinë e tyre nëse ajo bie direkt ndesh me cilindo parim të kushtetutës së Kosovës.
Bëjmë të qartë pra për opinionin publik se gjyqtarët aktual të Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë shpallur në përputhje me kushtetutën Marrëveshjen me Malin e Zi për çështjen e Demarkacionit, por nuk kanë guxuar ta interpretojnë dhe gjykojnë përmbajtjen e saj, duke shmangur kështu detyrimin kushtetues që ka përballë mbrojtjes së tërrësisë territoriale të Republikës.
Njëjtë si me “Zajednicën” dikur, Gjykata Kushtetuese po e përcjell problemin tek qytetarët duke mos e korrigjuar atë. Ditën kur do të fillojë puna për ta zbatuar atë marrëveshje, do të konkretizohet, materializohet antikushtetueshmëria e saj. Këta gjyqtarë njëjtë si në 2013 iu bashkuan deputetëve të PDK-së, me Nismën brenda, LDK-së dhe AAK-së për ta cenuar kushtetueshmërinë e vendit tonë për pak siguri pushtetore. Nuk ju eci atëherë, nuk do ju ecë as tash.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e dhëndrit, dëshmitari rrëfen se si u detyrua të kthejë veturën nën kërcënimin e armës
Mickoski: Është finalizuar marrëveshja për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë
Toka shqiptare ideale për kanabis, ekspertët: 40% e fondit bujqësor, e përshtatshme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë