Francis Fukuyama
Në librin tim “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit”, argumentoja se nëse një shoqëri aspironte të ishte moderne, nuk kishte alternativa për ekonominë e tregut dhe as për një sistem politik, demokratik. Por, jo të gjitha donin të ishin moderne, sigurisht dhe jo të gjitha ishin në gjendje të siguronin institucionet dhe politikat e nevojshme për të vënë në funksionim demokracinë dhe kapitalizmin dhe në fakt, asnjë sistem alternativ nuk do të kishte mundur të jepte rezultate më të mira.
E pra, atje “Fundi i historisë” ishte mbi të gjitha një teori për modernizimin. Disa persona e kanë lidhur tezën time të fundit të historisë me politikën e jashtme të presidentit George Bush dhe me hegjemoninë strategjike amerikane. Kushdo që pretendon se idetë e mia kanë përbërë premisën dhe themelin intelektual të politikave të administratës Bush, nuk i kushton gjithsesi vëmendje pjesës kur flas për demokracinë dhe zhvillimin që nga 1992.
Presidenti Bush fillimisht e motivoi ndërhyrjen ushtarake në Irak me programet e zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë, me raportet e supozuara të regjimit me al-Qaedan, si edhe me dhunimin e të drejtave njerëzore dhe mungesën e demokracisë. Kur dy motivimet e para pas ndërhyrjes së vitit 2003 e humbën besueshmërinë, për të dhënë një motivacion logjik për veprimet e saj, administrata filloi t‘i japë një rëndësi gjithnjë e më të madhe aspektit të demokracisë si në Irak, ashtu edhe në tërë Lindjen e Mesme në përgjithësi.
Bush ka pohuar se dëshira për liri dhe demokraci është universale dhe jo ngushtësisht e lidhur me një kulturë. Dhe, ka thënë se Amerika do t’i përkushtohej për t‘u dhënë mbështetjen e saj lëvizjeve demokratike, “me objektivin e fundit për t‘i dhënë fund tiranisë në botën tonë”. Në gishtat e ngjyer me bojë të zgjedhësve irakianë (që për të shprehur votën e tyre janë vënë në radhë të gjata në disa procese zgjedhore të organizuara nga qershori deri në dhjetor 2005), në Revolucionin e Cedrit në Liban, në zgjedhjen e presidentit dhe Parlamentit afgan, ata që kishin qenë të bindur për luftën kishin parë të konfirmoheshin bindjet e tyre.
Për sa kohë që këto ngjarje janë modele të sigurta frymëzimi, por edhe mbartës të shpresës, rruga drejt një demokracie liberale në Lindjen e Mesme do të shfaqet ekstremisht zhgënjyese në terma afatshkurtër dhe afatmesëm dhe përpjekjet e Administratës Bush për të ndërtuar një politikë rajonale, duke filluar nga kjo pikë, janë të destinuara të dështojnë plotësisht.
Dëshira për të jetuar në një shoqëri moderne dhe për t`u ndarë nga tirania është universale, ose thuajse universale. Këtë e dëshmon fakti se miliona njerëz, çdo vit, kërkojnë në çdo mënyrë të largohen nga bota në zhvillim dhe të shkojnë drejt asaj të zhvilluar me shpresën se do të gjejnë atë stabilitet politik, ato mundësi pune, atë ndihmë shëndetësore dhe atë arsimim që në vendin e tyre u mungon.
Por, kjo ndryshon shumë nga të thënët se ekziston një dëshirë universale për të jetuar në një shoqëri liberale apo parë nga një kontekst politik, shoqëri që karakterizohet nga një shumëllojshmëri të drejtash të individit dhe nga supremacia e ligjit. Dëshira për të jetuar në një demokraci liberale është në fakt diçka që fitohet me kalimin e kohës dhe shpesh është një nga pasojat e mundshme të një procesi të suksesshëm të modernizimit.
Veç të tjerash, dëshira për të jetuar në një demokraci moderne dhe liberale nuk përkthehet domosdoshmërisht në kapacitet efektiv për ta bërë këtë. Në angazhimin e saj në Irakun e pas-Sadamit, administrata Bush duket se ka pretenduar se si demokracia ashtu edhe ekonomia e tregut, në vend që të jenë një seri institucionesh komplekse dhe të ndërvarur që duhet të ishin zhvilluar me kalimin e kohës, ishin kushtëzuar nga gabime të cilave shoqëria do t‘u rikthehej automatikisht pasi të ishte rrëzuar diktatura.
Por, para se t‘i jepet jetë një demokracie liberale, duhet të ketë një shtet që funksionon (diçka që nuk është zhdukur asnjëherë në Gjermani apo në Japoni edhe pas disfatës së tyre në Luftën e Dytë Botërore). Në vendet si Iraku, diçka e ngjashme nuk mund të anashkalohet.
Fundi i Historisë nuk është vendosur kurrë në marrëdhënie me një model specifik amerikan të organizimit politik apo social. Në gjurmët e Alexandre Kojeve, filozofit ruso-francez që frymëzoi tezën time origjinale, unë besoj se Bashkimi Evropian reflekton shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara si do të jetë bota pas fundit të historisë. Sforcoja e Bashkimit Evropian për të dobësuar sovranitetin dhe politikat tradicionale të pushtetit për t‘i dhënë jetë një ligjshmërie transnacionale është sigurisht më në linjë me një botë “post-historike” të besimit sistematik të amerikanëve te Zoti, te sovraniteti kombëtar dhe tek aparati i tyre ushtarak.
Në përfundim, unë nuk e kam lidhur asnjëherë pohimin global të demokracisë me ndërhyrjen amerikane dhe në mënyrë të veçantë nuk e kam lidhur asnjëherë atë me shpalosjen e fuqisë ushtarake amerikane. Tranzicionet demokratike duhet të aktualizohen nga shoqëritë që me të vërtetë aspirojnë demokracinë dhe për shkak se kjo e fundit sjell krijimin e institucioneve ad hoc, zakonisht bëhet fjalë për një proces mjaft të gjatë dhe që shtrihet në kohë.
Nga jashtë, fuqitë si Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet shembullit të tyre të shoqërisë së suksesshme, nga këndvështrimi politik dhe ekonomik, shpesh mund të përshpejtojnë një tranzicion të tillë. Me qëllim që procesi të ecë përpara, munden edhe të ofrojnë financime, këshilla, ndihmë teknike, e sigurisht, ndonjëherë edhe forcën e tyre ushtarake. Por, një ndryshim i regjimit i imponuar me forcë, nuk ka qenë kurrë element kyç në një tranzicion demokratik. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A