LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e policëve në lumin Lepenc, kërkimet fillon edhe Policia e Maqedonisë

Zhdukja e policëve në lumin Lepenc, kërkimet fillon edhe Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë në koordinim me Policinë e Kosovës ka filluar kërkimet për gjetjen e dy zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët mbrëmë me makinë kanë rënë në lumin Lepenc.

Dyshohet se trupat e tyre mund të jenë bartur në Maqedoni nga uji, ndërsa policia ka filluar kërkimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur do të kemi informacione të reja do ta njoftojmë opinionin”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.


Kujtojmë se në një aksident që ka ndodhur rreth orës 20:45 në Magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, dy policët kanë rënë me veturën e policisë në lumin Lepenc.

Policia e Kosovës ka thënë se vetura ka thyer barrierat e urës dhe ka ranë në lumë në një lartësi për më shumë se 50 merta.

Ashtu siç është bërë e ditur menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje./Telegrafi/