LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet e fundit lidhur me aksidentin e dy policëve, që ranë në lumin Lepenc

Policia jep detajet e fundit lidhur me aksidentin e dy policëve, që ranë në lumin Lepenc

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, kur një veturë e policisë, ku ishin dy zyrtarë policorë, ka rënë në rrjedhën e lumit Lepenc, kurse për fatin e policëve nuk dihet që nga momenti i aksidentit. 

Kërkimet për dy policët janë duke u zhvilluar përgjatë tërë rrjedhës së lumit Lepanci nga vendi i aksidentit.


Përveç ekipeve të specializuara për kërkim, në vendin e ngjarjes sot kanë dalur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, U.D. i Drejtorit të Policisë, Naim Rexha, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi dhe kryetarët e komunave Kaçanik dhe Hani i Elezit.

Policia përmes një komunikate ka dhënë detajet  lidhur me aksidentin e ndodhur të shtunën rreth orës  20:45 minuta në rrugën  magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë. Sipas Policisë, vetura zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy zyrtar policor, për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc, nga të gjitha institucionet dhe njësitet prezentë ende vazhdojnë angazhimet intensive drejt kërkimit të dy zyrtarëve policor.

Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni
Lexo po ashtu Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni

Ashtu siç është bërë e ditur menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Policia thotë se “një interesim dhe përkushtim të pakursyer drejt këtij rasti e kanë dhënë edhe Qeveria e RKS-së, Ministria e Punëve të  Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe institucionet tjera prezentë, ku sot Ministri i Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit z.Avni Arifi dhe U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të PK-së z.Naim Rexha, kanë dalë në vendin e ngjarjes për tu kujdesur nga afër dhe për tu njohur me të gjitha zhvillimet rreth rastit”.

Aksident i rëndë në Kaçanik: Vetura e Policisë bie nga ura në lumin Lepenc (FOTO)
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Kaçanik: Vetura e Policisë bie nga ura në lumin Lepenc (FOTO)

Sipas policisë, krerët e institucioneve gjatë kësaj vizite u zotuan se do të angazhohen maksimalisht dhe nuk do të ndalen për asnjë çast drejt daljes në ndihmë dhe kërkimit të dy zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksident, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Ata theksuan se ndajnë shqetësimin me familjarë dhe zyrtarë policor në këtë fazë shumë të vështirë  për fatin e dy policëve, të cilët ishin në shërbim të qytetarëve dhe vendit”.

Këta janë dy policët që ranë me veturë në Lepenc (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë dy policët që ranë me veturë në Lepenc (Foto)

Njëkohësisht, ministri Gashi, drejtori i Policisë dhe këshilltari i Kryeministrit kanë falënderuar të gjitha institucionet, njësitet, qytetarët dhe zyrtarët policor që janë duke vazhduar me aktivitetet drejt kontrollimit të terrenit dhe rrjedhës se lumit ku ka ndodhur aksidenti. /Telegrafi/