LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë aktorët që gjetën dashurinë në serialin “Më fal”

Gjashtë aktorët që gjetën dashurinë në serialin “Më fal”

Seriali “msiti” i aktorëve. Kështu mund të themi në rastin e disa prej protagonistëve në serialin turk, “Më fal”.

Disa prej aktorëve gjeten dashurinë e jetës gjatë kohës sa po realizohej një ndër serialet më të shikuara turke.

Hazal Eylucelik, aktorja 25-vjeçare, apo siç njihet si “Lejla” është në lidhje dashurie me aktorin 31 vjeçar, Mert Altinisik, i njohur si “Kemali”.


https://www.instagram.com/p/BawtsbYAsPf/?hl=en&taken-by=hazaleylulcelik

Gjithashtu projekti filmik u bë “sebep” edhe për aktorët Gaye Turgut, apo e njohur si “Bahari” dhe Deniz Evin, i njohur si “Ymytit”, të cilët kanë paralajmëruar se do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

https://www.instagram.com/p/Ba_DFjmltOF/?hl=en&taken-by=gayeturgutevin

Çifti i tretë dhe i fundit është Seyma Korkmaz apo “Feridja” me Cuneyt Mete, i njohur më mirë si “Xhesuri”, i cili në serial ka rol negativ për dallim nga “Feridja”, që luan rolin e një vajze pozitive.

https://www.instagram.com/p/BgHd9iIFPE5/?hl=en&taken-by=seymakorkmaz

Theksojmë se aktorët për asnjë moment nuk i kanë fshehur romancat e tyre duke sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale nga jeta private.

Ndryshe, ata janë ende pjesë e serialit që ende është duke u transmetuar në televizione dhe konsiderohet si një ndër më jetëgjatët. /Telegrafi/