LAJMI I FUNDIT:

Brigitte Macron: Melania nuk guxon ta hapë as dritaren në Shtëpinë e Bardhë, kurse unë dal çdo ditë në Paris

Brigitte Macron: Melania nuk guxon ta hapë as dritaren në Shtëpinë e Bardhë, kurse unë dal çdo ditë në Paris
Melania Trump dhe Brigitte Macron (Foto: Getty Images)

Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Melania Trump është një person shumë argëtues dhe inteligjent, mirëpo përballet me shumë kufizime, madje nuk mund të dalë jashtë sa herë që të dojë.

Dy zonjat e para u njoftuan në verën e kaluar në Paris, ndërsa një tjetër mundësi për t’u shoqëruar e patën në javën e kaluar kur presidenti i Francës dhe bashkëshortja e tij bënë një vizitë zyrtare në Washington.


Zonjat e para dhe bashkëshortët e tyre (Foto: Getty Images)

Pas kthimit në Paris, Brigitte ka dhënë një intervistë për Le Monde, ku ka folur për Melanian dhe ka thënë se kanë qeshur shumë bashkë, por se Zonja e Parë e SHBA-ve ka kufizime të mëdha në jetën e saj për shkak të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Të gjitha lajmet për Melania Trump
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Melania Trump

“Ajo nuk mund ta hapë as dritaren në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa unë çdo ditë dal në Paris”, ka treguar zonja Macron.

Brigitte Macron dhe Melania Trump (Foto: Getty Images)

Megjithëse në daljet e saja publike, Melania duket serioze dhe e përmbajtur, sipas Brigitte, gruaja e Donald Trumpit është shumë e këndshme, simpatike, inteligjente dhe e hapur.

Zonja e Parë e Francës ka thënë më tej se Melania shfaqet ndryshe në publik për shkak se mediat i kushtojnë vëmendje të madhe secilës lëvizje dhe mimikë të saj.

Zonjat e para dhe bashkëshortët e tyre (Foto: Getty Images)

“Ajo ka personalitet të fortë, mirëpo përpiqet shumë që ta fshehë. Buzëqesh me të gjithë, por këtë e tregon më pak se unë”, ka treguar Brigitte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania, Juli apo Egla - kush do të fitojë?

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania, Juli apo Egla - kush do të fitojë?

Magazina
Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Egla Ceno një hap para drejt fitores në BBVA 3, eliminohet Romeo

Egla Ceno një hap para drejt fitores në BBVA 3, eliminohet Romeo

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Magazina
Kalo në kategori