LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”

Haradinaj merr pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një kumtese për media.

Kjo gjysmë-maratonë është e paraparë të fillojë nesër (e diel), nga ora 10:00.


Ndërkaq, gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha.

Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për të garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para. /Telegrafi/