LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që gjykata të parashkruajë 87 lëndë të falsifikimit të diplomave? (Video)

Si ndodhi që gjykata të parashkruajë 87 lëndë të falsifikimit të diplomave? (Video)
Graduation Diploma, shallow depth of field

Për një kohë të gjatë, 87 mësimdhënës, kryesisht nga Komuna e Malishevës, ishin nën hetime për falsifikim diplomash. Për gjashtë vite rresht, Gjykata Themelore e Gjakovës nuk kishte arritur  të nxjerrë një aktgjykim me të cilin do të vërtetonte nëse ishin diplomat e falsifikuara apo ishin ngritur dyshime të pabaza nga prokuroria.

Emisioni Udhëve në RTK,  ka siguruar procesverbalin e inspektimit special në Fakultetin e Edukimit – Qendra në Gjakovë (ish Shkolla e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri”.

Aty ofrohen detaje me emër e mbiemër për 87 mësimdhënësit e dyshuar e që më vonë ishin akuzuar për falsifikim diplomash, së bashku me dy ish zyrtarë të ish Skollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë.


Bazuar në dosjet e të dyshuarve, inspektorati konsaton se 14 kandidatë as nuk janë evidentuar në libra amë.

Ndërkohë, kandidatët e diplomuar sipas librave amë, të kësaj shkolle, e që janë dyshuar nga prokuroria, janë të regjistruar gjatë viteve akademike 1977/1978 e deri në vitin 2005/2006.

Në procesverbalin që posedon Emisioni Udhëve, jepen të dhëna të sakta për secilin vit akademik sa të dyshuar janë regjistruar.

Përgjatë dy dekadave  1977 – 1997,  janë regjistruar 22 mësimdhënës që më vonë do të dyshohen për falsifikim diplomash.

Evazioni i regjistrimit të kandidatëve të dyshimtë ka filluar më 1997, në prag të fillimit të luftës në Kosovë. Këtë vit, sipas procesverbalit të Inspektoratit të Arsimit, ishin regjistruar 7 nga të dyshuarit.

Numri do të rritej dukshëm në vitet gjatë viteve 1998-1999-2000, kur do të regjistroheshin në këtë njësi edhe 65 të dyshuarit tjerë për diploma falso.

Trendi i regjistrimit të të dyshuarve kishte vazhduar deri më 2006, por pas vitit 2000, ky trend kishte një rënie drastike.

Inspektorati ndër të tjera ka gjetur se bëhet fjalë për 28 shkelje të rënda që ngjallin dilema rreth vërtetësisë së diplomave të këtyre kandidatëve.

Kështu, në procesverbal, evidentohen raste kur kandidatët kanë kryer shkollimin e lartë, pa e pasur të kryer shkollën e mesme. Apo edhe raste kur kandidatët paguajnë semestrat pas diplomimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori