LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan nisin ndërtimet e dy shtëpive për familjet në nevojë

Në Gjilan nisin ndërtimet e dy shtëpive për familjet në nevojë

Në Gjilani ka nisur sot ndërtimi i dy shtëpive për familjet në nevojë, njëra për familjen e Ibadete Salihut nga donatori “A.R. Katana”, dhe shtëpia tjetër për familjen e Reshat Zahirit, me donacion nga Bekim Emini, bashkatdhetar nga Gjermania.

Zyra për informim e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se dy familjet përpos gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale kanë edhe anëtarë të cilët kanë probleme të rënda shëndetësore dhe fëmijë me sindromin Down.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haizri në ceremoninë e fillimit të punimeve, citohet të ketë thënë se solidariteti në Komunën e Gjilanit nuk është ndalur asnjëherë falë zemërgjerësisë që kanë donatorë të ndryshëm gjilanas.


“Falënderoj ‘A.R. Katana’, familjen Hajrullahu për shtëpinë që do të ndërtoj për familjen me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo familje për më shumë se shtatë vjet jeton në gjendje shumë të rëndë, në shtëpi që është e degraduar dhe me qira në fshatin Dobërqan”, ka thënë ai.

“Që nga paslufta problemi i strehimit të kësaj familje është i pazgjidhur. Sot është një ditë e madhe edhe për mua si kryetar Komune, për donatorin, por edhe për Ibadete Salihun dhe familjen e saj, sepse ata tash do të bëhen me shtëpi të re. Shtëpia e saj tani e tutje do të jetë në fshatin Livoç të Epërm”, citohet të ketë thënë Haziri.

Kryetari Haziri ka ftuar të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë të solidarizohen me raste të rënda sikur kjo familje dhe bashkërisht të zgjidhim këtë problem që na brengos të gjithëve pa dallim.

Nga ana e tij, pronari i kompanise “A.R. Katana”, Muhamet Hajrullahu, ka falënderuar kryetarin Haziri, për mbështetjen që u jep këtyre rasteve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale dhe është zotuar që këtë shtëpi, si donator do të ndërtojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

E Ibadete Salihu, bashkëshorti i saj dhe dy djemtë e saj, ishin tepër të lumtur dhe të emocionuar njëkohësisht për lajmin që kanë marr sot dhe për fillimin e punimeve.

“Deri sot kemi jetuar shumë keq. Në një shtëpi të vjetër, me qera dhe pa të ardhura e pa punë. Kishim vetëm një social që marrim nga Komuna. Gjendja shëndetësore e burrit është shumë e keqe dhe fëmijët nuk mund të punojnë sepse janë ende të mitur”, tha Ibadete Salihu.

E, Ibadete Salihu e cila ishte e pranishme së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, u shprehën të lumtur dhe të emocionuar që më në fund po bëhen me kulm mbi kokë.

Në fund, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të nis ndërtimi edhe i tri shtëpive të tjera për familjet me gjendje të rëndë të banimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori