Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime ‘Ex Offico’ me numër 214/2018 lidhur me arrestimin dhe largimin me forcë të gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës.
Sipas komunikatës sqarohet se qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave të personave të arrestuar dhe personave subjekt i largimit me forcë apo ekstradimit nga territori i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Pas grumbullimit të informatave dhe analizës së rastit, Avokati i Popullit konstatoi se në rastin në fjalë autoritet e Republikës së Kosovës duke i dëbuar shtetasit turq, ata i ekspozuan në rrezik real për t’iu nënshtruar torturës, keqtrajtimit fizik dhe rrezikut real për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilat janë pjesë e sistemit juridik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Avokati i Popullit thotë se autoritetet e Republikës së Kosovës të cilat dëbuan të huajt në fjalë nuk kanë bërë një vlerësim se cilat janë garancitë kundër keqtrajtimit fizik dhe torturës në shtetin e tyre të origjinës dhe pa e marrë parasysh situatën e të drejtave të njeriut në atë vend
“Për këtë arsye, Avokati i Popullit konstaton se në rastin në fjalë janë shkelur: Neni 29 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [E drejta e lirisë dhe sigurisë], Neni 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], Neni 32 [E drejta për mjete juridike], Neni 14, paragrafi 1, Neni 15, Neni 16 paragrafi 1 dhe 2, Neni 17, paragrafi 2 dhe 6 Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Juridik në Çështje Penale, Neni 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Neni 9, paragrafi 1 dhe 2, Neni 13 të Paktit Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike, Neni 5, 6 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 1 paragrafi 1 të Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Neni 3 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve a Dënimeve të Tjera Mizore Çnjerëzore ose Poshtëruese”, thuhet më tej në komunikatë.
Po ashtu, Avokati i Popullit, vlerëson se autoritet e Republikës së Kosovës nuk kanë vepruan në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e cila në vendimet e saj për raste të tilla shprehimisht ka theksuar se shtetet në asnjë rrethanë nuk mund të dëbojnë një të huajë në territorin e një shteti ku ai mund t’i ekspozohet rrezikut për t’u torturuar dhe keqtrajtuar fizikisht.
Gjykata theksoi se kjo ndalesë në nenin 3 të Konventës është e karakterit absolut dhe zbatohet edhe “në kohë lufte apo emergjencash tjera publike të cilat kërcënojnë kombin”.
Prandaj, bazuar në këto konstatime, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë si në vijim:
Me rastin e vlerësimit të statusit të të huajve në vendin tonë, të zbatohen me kujdes të gjitha garancitë dhe procedurat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare, qoftë për dhënien e lejes së qëndrimit, largimit apo ekstradimit.
Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë shprehimisht personelin e saj lidhur me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Avokatit të Popullit sa i përket qasjes pa paralajmërim, në çdo vend dhe çdo kohë në vendet ku mbahen apo mund të mbahen personat e privuar nga liria. Ndërsa Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka rekomanduar që të akordojë kompensim të përshtatshëm jo-material si shprehje e vullnetit të mirë dhe njohje për shkeljet e të drejtave të njeriut në frymën e nenit 41 të KEDNJ.
Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse përmes postës. I njëjti u është përcjellë medieve dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite