LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un gjatë takimit historik: Zemra nuk po më qetësohet nga emocionet (Foto/Video)

Kim Jong-un gjatë takimit historik: Zemra nuk po më qetësohet nga emocionet (Foto/Video)

Pas kalimit historik të kufirit të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut, Kim Jong-un u zhvendos në Shtëpinë e Paqes ku u regjistrua në librin për miq.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në libër ai ka shkruar: “Historia e re fillon tani. Kohë e paqes, në fillim të historisë”.


Sipas mediave të huaja, bisedimet kanë zgjatur dy orë pas mbylljes së derës së sallës së ridizajnuar për takimin.

Në një deklaratë dhënë mediave para takimit, Kim ka thënë se dëshiron të vizitojë Shtëpinë Blu presidenciale në Seul.

“Moon i ka thënë Kim-it se nëse shkon në Seul, një roje nderi ushtarake do të ishte shumë më e madhe se sot, e Kim i është përgjigjur se ishte gati të vinte në çdo kohë”, tha zëdhënësi i Presidencës së Koresë së Jugut, Yoon Young-chan.

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve (Foto/Video)

Dhe gjatë shtrëngimit të duarve, gazetarët arritën të dëgjonin një pjesë të bisedës që po zhvillohej. Të dy udhëheqësit thanë se ishin të lumtur që u takuan.

“Zemra nuk po më qetësohet nga emocionet,…”, citohet të jetë shprehur Kim Jong-un.

Takimi historik i liderëve të dy Koreve: Kim Jong-un brenda limuzinës që e ruajnë 12 truproja që vrapojnë pas saj (Video)
Lexo po ashtu Takimi historik i liderëve të dy Koreve: Kim Jong-un brenda limuzinës që e ruajnë 12 truproja që vrapojnë pas saj (Video)

E Moon thuhet se i ka thënë atij se ishte një vendim i guximshëm për të ardhur në këtë zonë.

“Ky është një moment historik”, tha Presidenti i Koresë së Jugut, Moon.

Motra më e vogël e Kim, Kim Yo Jong ishte gruaja e vetme midis gjashtë delegatëve që u ulën në tryezën e negociatave. Ajo me kujdes e regjistroi gjithçka që tha vëllai i saj.

Zëdhënësi Yoon tha se bisedimet zgjatën për 100 minuta dhe ata ishin të hapur dhe u përqendruan në denuklearizimin. Diskutimi kishte të bënte me paqen e qëndrueshme dhe mënyrat e përmirësimit të marrëdhënieve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori