Në kazermën “Adem Jashari’” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Prishtinë, është zhvilluar ceremonia e shpalljes së rezultateve dhe fitueseve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së “Ushtari më i mirë i vitit 2018’’.
Në këtë garë me karakter ndërkombëtar, ushtari më i mirë është shpallur tetari Lorik Ramaj nga batalioni i tretë i brigadës së reagimit të shpejt në FSK, ndërsa vendin e parë për ushtarin më të mirë ndërkombëtar është shpallur Vladimir Haxhijaj nga Shqipëria.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, me këtë rast ka thënë se kjo garë është një sfidë për të gjithë ushtarët me qëllimin më të mirë, sepse të gjitha këto testime shërbejnë për njësitet ku janë të angazhuar. Ai shtoi se synimi i FSK-së dhe Kosovës, është anëtarësimi në NATO.
“Për neve si Forcë e Sigurisë, është edhe një stimulim shtesë në ato qëllimet dhe synimet tona që i kemi përpara t’i arrijmë. Por qëllimi kryesor i kësaj, jo vetëm i organizatës tonë, por i vendit tonë është të jeni pjesë e strukturave Euro-atlantike, në këtë rast e NATO-s. Gjithçka që kemi ndërtuar që nga fillimi e deri tash, e kemi ndërtuar bazuar me standardet e NATO-s, sepse ky është qëllimi dhe synimi jonë që të jemi pjesë e familjes Euro-atlantike. Ne do të vazhdojmë detyrat tona, punët tona dhe ne po e dëshmojmë se jemi një Forcë e respektueshme, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi Rama.
Ndër të tjera komandanti i FSK-së tha se është me rëndësi për shtetet partnere me parë një realitet se në aspektin profesional dhe kulturor, FSK është ushtri.
“Nuk do të ishim këtu ku jemi sot pa përkrahjen e gjithë partnerëve tanë, dhe është shumë me rëndësi që nuk është vetëm në kuptimin profesional që i kemi pasur partnerët këtu, është shumë me rëndësi që edhe në aspektin kulturor kemi krijuar ura ndërlidhëse mes partnerëve tanë. Andaj, është shumë me rëndësi për partnerët tanë me pa një realitet që është këtu, qoftë edhe në aspektin kulturor si dhe në aspektin profesional ose edhe ushtarak”, ka thënë ai.
Rreshter majori në FSK, Genc Metaj, tha se gara e “Ushtarit më të mirë 2018”, filloi më 23 prill dhe vazhdoi deri më 27 prill.
Sipas tij, ushtarë dhe nënoficer nga të gjitha njësitet e FSK-së dhe vende partnere pjesëmarrëse garuan së bashku dhe treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë ekzekutimit të detyrave të parashtruara.
Në këtë garë morën pjesë 22 garues të FSK-së të cilët garonin për ushtarin më të mirë të FSK-së, ndërsa 17 garues ndërkombëtar nga shtetet partnere të Kosovës, të cilët garonin për ushtarin më të mirë ndërkombëtar.
Për të gjithë garuesit pjesëmarrës, FSK ka ndarë cerifikata.
Gara u zhvillua në këto aktivitete: test fizik, gjuajtje me armë, navigim tokësor, polygon me pengesa, hedhje e granatës, kalimi i zonës së rrezikshme, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit, marshimi i shpejt me ngarkesë.
FSK ka filluar me këtë garë që nga viti 2014. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtuesit e Ministrisë për FSK, oficerë të lartë të FSK-së, oficerë të KFOR-it, atashetë ushtarak të vendeve partnere, si dhe mysafirë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet