LAJMI I FUNDIT:

Abramovich e do Serin te Chelsea

Abramovich e do Serin te Chelsea
Roman Abramovich (Getty Images)

Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich dëshiron transferimin e mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri.  

Manjati rus është i etur edhe më shumë në përforcimin e skuadrës së tij, Bluve të Londrës.


Pasiguria e menaxherit në Chelsea nuk e ka penguar Roman Abramovichin nga vënien e parave të tij për transferime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Chelsea e gatshme të paguajë klauzolën e Jean Michael Seri
Lexo po ashtu Chelsea e gatshme të paguajë klauzolën e Jean Michael Seri

Sipas mediumit britanik The Mirror, lartë në listën e presidentit rus është mesfushori i ekipit francez Nice, Jean-Michael Seri.

Jean Seri është shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane (Getty Images)

Raporti i këtij mediumi pretendon se Seri, i cili ka qenë gjithashtu një objektiv për Barcelonën, Liverpoolin dhe Arsenalin, mund të jetë në dispozicion për 30 milionë funte apo 34 milionë euro.

Abramovich është i vendosur të mos mbetet prapa nga rivalët e tij, pasi duket se Chelsea do të mungojë në katërshe për herë të dytë në tre sezonet e fundit.

Katër futbollistë për një pozitë, City është i gatshëm të shpenzojë për një mesfushor të madh
Lexo po ashtu Katër futbollistë për një pozitë, City është i gatshëm të shpenzojë për një mesfushor të madh

Menaxheri aktual, Antonio Conte pritet të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk e brengos presidentin rus.

Maurizio Sarri i Napolit, menaxheri i Juventusit, Max Allegri dhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, besohet të jenë emrat më të mundshëm për të pasuar Conten. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori