LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Thaçi nuk duhet t’i udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd

Limaj: Thaçi nuk duhet t’i udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime.


“Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e  të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai, në T7.

Limaj thotë se të gjithë partitë duhet ta thonë fjalën e vet për çështjen e dialogut.

“ Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime”, ka thënë Limaj

Ai tregon se Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel.