LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u kërkua drejtësi për viktimat e rastit “Monstra”

Në Shkup u kërkua drejtësi për viktimat e rastit “Monstra”

Një grup i vogël qytetarësh protestuan para Gjykatës Penale në Shkup, për rastin e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, që njihet si rasti “Monstra”.

Në këtë rast janë të akuzuar disa shqiptarë, kurse procesi ka shkuar në rigjykim nga e para, pas dëgjimit të bisedave nga përgjimet e paligjshme.

Duke kërkuar drejtësi për viktimat, protestuesit kërkuan drejtësi dhe burg për ata që e kanë kryer këtë vepër.


Protestuesit mbanin në duar parulla kundër Kryeministrit Zoran Zaev.

Më herët raportuam se familjarët e viktimave nuk e kanë mbështetur këtë protestë dhe kërkuan që të mos keqpërdoret dhimbja e tyre. /Telegrafi/

Prindërit e të vrarëve në rastin “Monstra” nuk e organizojnë protestën e sotme
Lexo po ashtu Prindërit e të vrarëve në rastin “Monstra” nuk e organizojnë protestën e sotme