LAJMI I FUNDIT:

Festina dhe sukseset e saja festive!

Festina dhe sukseset e saja festive!

E reja Festina Teneqja, duket se qysh si fëmijë e ka ndjekur ëndrrën dhe tashmë ëndrra e saj po bëhet realitet i prekshëm, duke shënuar suksese të rëndësishme dhe të përfillshme.

E lindur me 8 qershor 2006 në Kanada, me prindër kaçanikas, Festina qysh në moshën pesë vjeçare u angazhua në sportin e gjimnastikës në Winnipeng të Kanadasë. Kësisoj, fal talentit të lindur dhe përkushtimit e disiplinës, ajo qysh si tetë vjeçare ishte shpallur atletja më e mirë në provincën Manitoba, në grupin ndërkombëtar, HPTC!

Në ndërkohë, pra në moshën dhjetëvjeçare, bëhet pjesë e ekipit të provincës Manitoba, me ç’rast merr pjesë në garat kombëtare në mbarë Kanadanë, transmeton Telegrafi.


Duke parë sukseset e saja, ajo së shpejti do të garojë me përfaqësuesen e Kanadasë edhe në garat ndërkombëtare.

Në të gjitha garat që është prezantuar, Festina është lavdëruar dhe është parë si një yll polar për gjimnastikën kanadeze. Garat, në të cilat Festina ka marrë pjesë janë: Kampionati Perëndimor, Prill 2017, dhe është renditur në top 10-she; Elite Manitoba, Janar 2018, vendi i 2-të në të gjitha kategoritë; Elite Canada, Shkurt 2018, top 10; Saphirs Competition, Mars 2018, vendi i 1-rë dhe i 2-të; Manitoba Cup, Mars 2018, vendi i 1-rë dhe 2-të; Provincial championships, Prill 2018, vendi i 1-rë në të gjitha kategoritë.

Ndërsa, në garën e radhës që u mbajt prej 19-22 prill në Winnipeg, me pjesëmarrjen e mbi 200 atleteve nga provinca tjera si Alberta, British Columbia, Saskatchewan, Festina është renditur në top 8-shen, duke siguruar pjesëmarrje në Kampionatin Kombëtar, i cili do të mbahet prej 16 deri me 20 maj në British Columbia.

Nga ky kampionat bëhet edhe selektimi i përfaqësueses së ekipit kombëtar kanadez në garat ndërkombëtare.

Veç kësaj, ajo, bashkë me ekipin e saj synon Kampionatin kombëtar, i cili do të mbahet prej 16 deri me 20 maj në Britich Columbia.

Festina ka marrë shumë gëzime nga gjimnastika dhe është përpjekur në të njëjtën kohë të japë kontributin për rritjen e saj cilësore. Ajo, tashmë po llogaritet si e ardhmja e gjimnastikës kanadeze, prandaj ky fakt e bën krenar çdo shqiptar dhe adhurues të saj.

Festina është një muzë e palestrës, një shembull i vajzës që e dashuron sportin. Kjo gjimnaste ka një të ardhme të ndritshme, prandaj i dëshirojmë suksese të reja në sport dhe në jetë.

Festina, gjithmonë lë të ketë vetëm festë!

/Telegrafi/