LAJMI I FUNDIT:

Përleshet keq me burrin në poster, para se ta godiste me kokë (Video)

Përleshet keq me burrin në poster, para se ta godiste me kokë (Video)

Një grua e paemëruar, që ishte nën efektin e alkoolit, ka nisur të përleshet me një burrë në posterin reklamues, të kapur për një stacion autobusësh në Kent të Anglisë. Para se ta godiste keq me kokë.

Videoja e postuar më poshtë, që është parë më se dy milion herë në 24 orët e para, e tregon momentin dramatik, që sigurisht i ka lënë dhimbje të mëdha në kokë, transmeton Telegrafi.


Në sfond dëgjohen miqtë e saj duke qeshur, ndërsa të pranishmit shikojnë të hutuar pa ditur se çfarë po ndodhë.

“Ajo nisi të fjalosej me një çift që ia zunë ulësen, pastaj problemi u zhvendos te burri në fotografi. Që nuk ia tha asnjë fjalë”, ka komentuar një prej shoqëruesve të saj. /Telegrafi/