LAJMI I FUNDIT:

Auron Tare, me post të rëndësishëm në UNESCO

Auron Tare, me post të rëndësishëm në UNESCO

Me propozimin e përfaqësimit të Argjentinës, mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s votoi Auron Tare si kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.

Vendimi u morr në Selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e rradhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore, ku u zhvillua mbledhja e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër. Ky pozicion i larte katërvjeçar është një mundësi e madhe jo vetëm personale, por në radhë të parë për të mundësuar një vëmendje më të madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.


“Duke falënderuar të gjithë ata që me kanë mbështetur në rrugën e gjatë të përpjekjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mendoj se ky vlerësim i takon në radhë të parë të gjithë atyre profesionistëve, dashamirësve të trashëgimisë në Shqipëri që luftojnë dhe përpiqen për mbrojtjen e saj”, deklaroi Tare pas zgjedhjes së tij me botë unanime. /Telegrafi/