Pritshmëritë dhe synimi kanë përmirësimin e imazhit të Maqedonisë në testimet e karakterit ndërkombëtarë sikurse dhe braktisja e pozitave të fundit në listën e rangimit për PISA 2018, për rezultatet që do të publikohet vitin e ardhshëm
Nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë të hënën në testimet ndërkombëtare PISA të cilat i organizon OCDE-ja, me kërkesë paraprake të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH), shkruan gazeta KOHA. Kjo është hera e tretë që nxënësit tanë bëhen pjesë e këtyre testimeve, pas pjesëmarrjes së vitin 2000 dhe më vonë në vitin 2015, ku nxënësit nga Maqedonia dolën me rezultate shumë të dobëta sa i takon shkathtësive për një leximi me kuptim, matematikës logjike dhe njohurive nga shkencat natyrore.
Pritshmëritë dhe synimi i MASH-it është përmirësim i imazhit të Maqedonisë në testimet e karakterit ndërkombëtarë sikurse është PISA 2018 dhe, me këtë braktisja e pozitave të fundit në listën e rangimit e cila do të publikohet vitin e ardhshëm.
Në frymë të këtyre përpjekjeve, është punuar që të motivohen nxënësit dhe ta marrin seriozisht çështjen e testimit, respektivisht të mos e braktisin testimin por të qëndrojnë deri në fund dhe tu përgjigjen të gjitha pyetjeve të testit. I përfshirë në këtë proces mjaft të rëndësishëm ka qenë edhe Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ku sipas një përzgjedhje të rastësishme paraprake ishte caktuar që të testohen 70 nxënës, të lindur në vitin 2002. Mosha 15 vjeçare e nxënësve që marrin pjesë në testim është kriteri i përbashkët për gjithë nxënësit që testohen në nivel botëror, ashtu edhe i 5500 nxënës nga Maqedonia që këtë vit bëhen pjesë e testimeve PISA 2018 e që janë kryesisht nxënës në vitin e parë të shkollës së mesme.
Faruk Zeqiri, drejtor i ZLM-së, thotë se pjesëmarrja e nxënësve të këtij gjimnazi në testim ishte masive. “Nga 70 nxënës që ishin caktuar të testohen për PISA 2018 munguan vetëm 4 nxënës, të cilët në ndërkohë kanë ndryshuar shkollën pra nuk janë më nxënës të ZLM-së. Gjithë të tjetër erdhën në kohë dhe testimi rrodhi sipas dinamikës së paraparë”, shprehet Zeqiri. Ai, tregon gjithashtu se motivimi i nxënësve ka qenë maksimal. Sipas udhëzimeve të MASH-it, është punuar me nxënësit që ti motivojmë dhe vetëdijësojmë për rëndësinë që kanë rezultatet e këtij testimi, plotëson më tej drejtori. “Asnjë test nuk është kthyer i pa plotësuar. Nxënësit kanë qëndruar deri në fund dhe sikurse u informuam nga testuesit e shkollës dhe vëzhguesit e MASH-it, nxënësit kanë qenë të impenjuar gjatë kohës së testimit”, vëren Zeqiri.
Matja e njohurive bazike të nxënësve, që bëhet përmes testeve të standardizuara ngërthejnë pyetje nga gjuha amtare, matematika dhe shkencat natyrore, të njohura si testimet PISA. Testimi zgjat 3 orë dhe i gjithë procesi ndiqet nga dy testatorë, të cilët janë zakonisht profesorë të shkollës dhe një vëzhgues i jashtëm i cili përfaqëson Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA). Në Byro, paraprakisht është themeluar një qendër përkatëse për koordinimin e gjithë procesit të testimeve ndërkombëtare PISA në Maqedoni dhe ku përfshihen punët përgatitore, realizimi i testimit, komunikimi me qendrën e testimeve PISA 2018, dërgimin e rezultateve, pranimin e ranglistave dhe analizat që pasojnë pas publikimit të rezultateve. Testimi i fundit në të cilën ka marrë pejsë Maqedonia është ai i vitit 2015. Rezultate e publikuara një vit më vonë na zbritën në vendin e 69 për lexim dhe shkencë dhe në vendin e 68 për matematikë, në mesin e 72 vendeve pjesëmarrëse. Kështu, nga 493 pikë sa ishte mesatarja e nxënësve nga të gjitha shteteve pjesëmarrëse në shkencë, nxënësit nga Maqedonia arritën të fitojnë 384 pikë. Në lexim nga 493 pikë e mesatares së arritur në nivel të përgjithshëm, nxënësit tanë fituan 352 pikë, ndërsa në matematikë nga mesatarja 490 pikë fituan 371 pikë. Këta rezultate për testimet e vitit 2015 e radhitën Maqedoninë në një grup me Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Domenikane. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
“One Stop Shop” RMV-Kosovë, do të nisë të zbatohet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
“Firmosëm shkresën serbe”, dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë