Koreja e Jugut ka zbuluar menynë që do të shërbehet në darkë pas samitit të parë midis udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon-Jae-in të premten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar përgatitjet për takimin e liderëve të tyre në Shtëpinë e Paqes në anën jugore të fshatit Panmunjom deri në detajin më të vogël, duke përfshirë kohën e shtrëngimit të tyre të parë të duarve.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, edhe darka midis dy udhëheqësve është përgatitur me vëmendje për të pasqyruar domethënien historike të takimit.
“Kjo meny është përzgjedhur për të nderuar ata që janë përpjekur për të arritur paqen dhe bashkimin në Gadishullin Korean gjatë viteve të fundit”, ka thënë zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom në një konferencë shtypi.
Ndërkohë detajet e menysë janë publikuar të martën në një faqe interneti të qeverisë së Koresë së Jugut, e lansuar javën e kaluar, kushtuar tërësisht për mbulimin e samitit ndër-korean, të cilit iu dha slogani “Paqe, një fillim i ri”.
Po sipas mediave, përderisa presidentit jugor do t’i shërbehet peshk, për t’i kujtuar fëmijërinë e tij, pasi ishte rritur në qytetin bregdetar Busan, atij verior do t’i shërbehet një lloj specialiteti zviceran të njohur si “Rosti” për t’i kujtuar “kohën e shkollimit të tij në Zvicër”.
Pjatat tjera, ndërkaq janë të lidhura me njerëz dhe vende që kanë kontribuar në procesin e paqes ndër-koreane.
Samiti në fjalë pritet që pikë kryesore të diskutimeve të ketë negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A