LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Robertson promovojnë grupin “Ohri”, që do të jetë këshillues i Maqedonisë (Video)

Zaev dhe Robertson promovojnë grupin “Ohri”, që do të jetë këshillues i Maqedonisë (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, George Robertson, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në Shkup, pas konferencës për NATO-në, të mbajtur pikërisht në Shkup.

Me këtë rast, Zaev tha se “jam i kënaqur ta përshëndes vizitën e Robertson-it dhe delegacionit që ka ardhur këtu. Jemi me një arsye të vetme, atë të promovimit të grupit Ohri, që do të angazhohet për përfundimin e aktiviteteve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Robertson do të jetë udhëheqës i këtij grupi, ndërsa anëtarët tjerë si Plevneliev, Carl Bildt, Robert Gelbart, Alen Leroa, Wolfgang Ishinger, etj.

Ky është një grup joformal me anëtarë me përvojë të ndryshme dhe të madhe. Anëtarët do të paraqesin mbështetje të madhe për tentimet e Maqedonisë për një Maqedoni demokratike dhe evropiane.


Maqedonia dhe NATO janë miq të afërm, tashmë 20 vite. Vendi ynë e tregoi përkushtimin në këtë partneritet, duke ndarë vlera të përbashkëta në misione të ndryshme në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Maqedonia bëri një hap të madh, nga një shtet i kapur në një shtet demokratik, ku sundon ligji. Motivim për këtë është Raporti i përparimit që udhëzon hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Do të angazhohemi për të ndërtuar ura bashkëpunimi, dhe dëshirojmë që viti 2018 të jetë vit historik për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Në këtë vit dëshirojmë ftesën për në NATO, të ratifikohet ftesa dhe të bëhemi anëtari i 30-të i NATO-së.

Prandaj, e kërkojmë mbështetjen nga të gjithë anëtarët e NATO-së, BE-së dhe miqve të shtetit tonë. Ky grup paraqet sinjal të fuqishëm për një Maqedoni demokratike dhe të orientuar kah Evropa.”

Ndërsa, ish-sekretari Robertson tha se “për fat të mirë, ndasitë në këtë vend, në të kaluarën nuk arritën të fitojnë, pasi që qëllimi për të mbetur bashkë triumfoi. Rreth 11 raste e kam vizituar Maqedoninë, dhe nënshkrimi i marrëveshjes, në periudhën e krizës që e solli vendin pranë luftës qytetare, e bëri këtë vend të bashkuar.

Sot, me këtë grup, e thej një premtim para vetes, në vitin 2001. Ne jemi miq të këtij vendi dhe e pagëzuam grupin me emrin Ohri, pasi që këtu u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, është qytet i mbrojtur nga UNESCO dhe besoj se ka një simbolikë të madhe.

Ne nuk kemi agjendë të fshehtë, por vetëm të jemi miq të Maqedonisë. Kushtet tona do të jenë për Zaevin, ministrat, për opozitën, por edhe për kryetarin Gjorge Ivanov, për t’i ndihmuar këtij vendi.

Vendi juaj është përkushtuar për anëtarësim në NATO, por ne nuk kemi një formulë të vetme për anëtarësim. Nuk jemi këtu për të dhënë premtime të rrejshme, por është me rëndësi që Maqedonia dhe qytetarët e saj të angazhohen, të marrin vendime, që mund të mos jenë të lehtë, por të jenë të rëndësishëm për të ardhmen.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori