LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr pjesë në Samitin e Brdo-së

Haradinaj merr pjesë në Samitin e Brdo-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Brdo-së në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Samiti ka nisur punën në 10 të mëngjesit, derisa pjesë e saj janë 13 shtete të Evropës Juglindore. Organizimin e sivjetmë të këtij samiti e ka bërë Sllovenia, e cila e kryeson edhe SEECP-në këtë vit.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti dhe siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, janë disa nga temat e këtij samiti.


Kosova u bë pjesë e SEECP në vitin 2014, derisa po synon të marrë kryesimin e saj për vitin 2019–2020. /Telegrafi/