Drita Lazri
Është befasi e këndshme që pas afro dy shekujsh na mbërrijnë komplimente kaq të përzemërta për shqiptarët, jo nga gjuhëtarë apo studiues, apo vizitorë të dhënë pas udhëtimeve, po nga një poete ruse, madje nga një konteshë! Ajo ishte Evdokija Petrovna Rostopçina (Evdokiya Petrovna Rostopchina), e shastisur pas brigjeve të Jonit, pas bujarisë së shqiptarëve, e mahnitur nga hijeshia e veshjeve tona popullore, e joshur mbase nga ndonjë trim apo palikar, siç e quan ajo luftëtarin shqiptar. Emri i saj nuk do t’u thoshte ndonjë gjë admiruesve të poezisë lirike në Rusinë e sotme, po dikur atë e mbanin për poete me ndjeshmëri të fortë romantike.
Autorja e vargjeve plot ëndërrim romantik, ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, në epokën e artë të poezisë ruse. Bashkëkohëse e (Alexander) Pushkinit, (Mikhail) Lermontovit dhe e gjithë asaj plejade të famshme, nuk kishte si të shkëlqente pranë tyre e as të krahasohej, por ja që me shumë syresh ajo pati njohje e miqësi. Ata e kanë pëlqyer, ia kanë mbështetur talentin, i kanë kushtuar madje poezi (Fyodor Tyutchev, Nikolay Ogarev e ndonjë tjetër). Poeti Vasily Zhukovsky e ka admiruar aq shumë, sa u bë mentori i saj poetik. As kritikët e kohës, ndër ta edhe Vissarion Belinsky, nuk lanë jashtë vëmendjes dhuntinë e saj poetike. Rostopçina ishte gjithashtu e njohur dhe e pëlqyer midis lexuesve. Por, vetëm kaq e kjo deri në njëfarë kohe. Pak e nga pak popullariteti i saj zuri të bjerë, dhe ja përse:
Bijë e një funksionari të lartë në administratën e carit, ajo u rrit mes guvernantesh evropiane, mori edukim të mirëfilltë e të shumanshëm për kohën, zotëronte disa gjuhë të huaja, ishte e dhënë me pasion pas leximit. Edhe pas martesës, kur u bë “kontesha Rostopçina”, ajo i mbajti të forta lidhjet miqësore me botën letrare e kulturore. Ndër të njohurit e saj po përmendim Pushkinin, (Nikolai) Gogolin, Lermontovin, Vjazemskin (Pyotr Vyazemsky), Odojevskin (Vladimir Odoyevsky), Glinkën (Mikhail Glinka), Listin (Franz Liszt) e shumë të tjerë.
Në sallonet letrare, Evdokija – apo Dodoja, siç e thërrisnin – ishte një mikeshë e preferuar jo vetëm për hijeshinë, por edhe për gjallërinë në debate. Ishte me karakter të fortë, e pavarur në gjykimet, kurajoze në vendimet. Bie fjala, në moshën 20-vjeçare shkroi poezinë e saj të pare të titulluar “Martirëve”, plot me admirim për aktin patriotik e vetëmohues të dekabristëve (pjesëmarrës të kryengritjes kundër Monarkisë më 25 dhjetor 1825, të cilën cari e shtypi barbarisht, me varje dhe internime). Dhe, as që pyeti për telashet që mund t’i hapeshin të atit nga car Nikolla I. Ato vargje që nuk mund t’i lejonte censura; ajo i kopjonte natën me shokët e saj për t’i përhapur dorazi.
Guxim edhe më të madh qytetar shfaqi kur botoi me kryeneçësi poezinë “Martesë me dhunë”, një metaforë transparente për marrëdhëniet midis Polonisë e Rusisë. Ishte shprehje solidariteti me kryengritjen popullore në Poloni kundër vendimit të car Nikollës I, i cili e ndëshkoi rëndë atë vend liridashës duke e kthyer në një provincë të Rusisë. Ama cari nuk ia fali konteshës këtë ‘herezi’, duke e dëbuar nga Shën Peterburgu.
Dodoja kish edhe një zemër të butë: i dhimbseshin njerëzit në nevojë e i ndihmonte me sa mundej. Ishte i njohur në publikun rus gjesti i saj bujar për t’ua dhuruar shoqatave bamirëse të gjitha honorarët që i takonin nga botimet .
Mirëpo, për fat të keq, pati një martesë të palumtur. Konti Rostopçin qëlloi njeri cinik e arrogant. Kontesha ndihej e lënduar, e trishtuar; nisi ta ndante jetën e saj midis salloneve mondane, nga njëra anë, e të jepej pas të pirit, dëfrimeve e zbavitjeve të tepruara nga ana tjetër, gjë që u dha shkas thashethemeve e komenteve dashakeqe. Për t’u harruar, ajo bënte shëtitje nëpër Evropë, po sidomos pëlqente edhe udhëtimet e gjata në vendet ekzotike, nga ku e ka burimin edhe poezia që kemi fatin ta kemi sot në dorë.
Rostopçina la shumë poezi në frymë romantike, disa komedi satirike në vargje, tregime dhe jo pak përkthime. Shumicën e shkrimeve e botoi në shtypin e kohës. Jo se nuk u pëlqye nga lexuesit. Por popullariteti i saj në publik erdhi duke u mehur. Publiku, bartës i paragjykimeve të kohës, i ndikuar nga thashethemet dashakeqe që qarkullonin për jetën e saj private, pak nga pak e la në harresë veprën e saj. Kështu, Dodoja i ngrysi vitet e fundit e në Moskë, e ‘internuar’ nga cari, e vetmuar, e shpërfillur, e fundosur nga lëngata e rëndë, e sidomos e zhytur në harresë.
E gjora konteshë! Të kishte lindur në një kohë tjetër, nuk do ta kishte paguar atë haraç të rëndë që i nxiu jetën. Askush s’do të guxonte të fuste hundët në jetën e saj private për t’u vënë kryq krijimeve të saj letrare.
E, prapëseprapë Rostopçina me veprën e saj ka mbetur në historinë e letërsisë ruse. Ajo, siç thuhet, ‘e hoqi këmbën zvarrë’, duke ua hapur shtegun poeteshave që do ta pasonin pas disa dekadash, si Anna Akhmatova, Marina Tsvetaeva, të cilat do ta ngrinin në piedestal poezinë ruse e që sot rrugën e tyre e ndjekin dhjetëra e dhjetëra të tjera.
Kurse ne, si shqiptarë, i jemi asaj mirënjohës për një relike të bukur e të çmuar poetike, poezinë “Kam veshur kostumin shqiptar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A