LAJMI I FUNDIT:

BMW iX3 me grill si ‘dhëmbët e brejtësit’ (Foto)

BMW iX3 me grill si ‘dhëmbët e brejtësit’ (Foto)

Ndryshim i vogël kozmetik, që është vetëm fillimi i ndryshimeve në sistemin e lëvizjes

Panairi i sivjetmë Beijing Auto Show, po konsiderohet si bastion i makinave elektrike, andaj prodhuesit kanë bërë gati modelet e tyre më të mira, transmeton Telegrafi. Jashtë nuk ka mbetur as BMW, që do ta prezantojë modelin X3 SUV, sikur iX3. Deri më tani, kjo veturë mbetej vetëm mister, pasi ishte prezantuar zyrtarisht vetëm grilli saj… që ngjanë shumë me dhëmbët e brejtësit.

Megjithëse kjo është marrë si mahi, në forumet e njohësve të automobilave, kanë shpjegime konkrete. Fillimisht, nuk është vetëm një grill i madh, për dallim prej paraardhësve që kishin dy të ndarë. Hapësira është e bollshme, duke mundësuar të merr sasi të mëdha të ajrosjes.


Në anë tjetër, me pretendimet e dhëna nga zyrtarë nga BMW, se iX3 do të ketë ndryshime në sistemin e lëvizjes, mund të thuhet se ky është vetëm një ndryshim kozmetik, që do të pasohet me shumë tjera. E tëra që dihet është se kemi të bëjmë me një SUV elektrik me bazë të X3, ndërsa elementet shtesë pritet t’i mësojmë me fillimin e panairit kinez, që nisë në fundjavë. /Telegrafi/