Mësimdhënësit kosovarë ankohen për kushte të këqija, thonë se rajoni po avancon përkundër tyre
Mësimdhënësit në Kosovë vazhdojnë ta zhvillojnë procesin mësimor në kushte mjaft të rënda, duke përdorur ende mjete të vjetra të punës, derisa vendet e rajonit e më gjerë kanë avancuar në këtë drejtim. Ata kërkojnë pajisjen e shkollave me mjete të konkretizimit dhe teknologji, për një proces mësimor të përafërt me vendet e rajonit e më gjerë.
Mësuesja e ciklit të ulët shkollor, Albina Jakupi, thotë se në kushtet aktuale që punojnë mësimdhënësit është e vështirë të arrihet suksesi i dëshiruar. Ajo kërkon mjete të avancuara të punës, në mënyrë që nxënësit të zënë hapin me bashkëmoshatarët e tyre evropianë.
“Problemet më të mëdha ne si mësimdhënës i hasim në infrastrukturën shkollore. Shumë gjëra neve na duhet t’i kërkojmë nga prindërit, pasi shumë pak na ofron shkolla. Duhet të kemi më shumë mjete të konkretizimit”, tha ajo për televizionin publik.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ka pasur investime në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, por siç tha, mungojnë kushtet elementare të punës. Ai tha se mësimdhënësit në Kosovë vazhdojnë ende të punojnë me shkumës e tabelë të zezë, ndërsa në vendet e tjera ka avancuar mësimi digjital.
“Teknologjia ka ecur në mënyrë marramendëse. Shteti ynë po ndan pak buxhet për arsimin, për t’i furnizuar shkollat tona me mjete të konkretizimit, të cilat duhet të jenë në përputhje me kohën dhe kurrikulën e re, por shkollat tona janë tepër të varfra.”
Ministria e Arsimit është e vetëdijshme për kushtet e punës me të cilat punojnë mësimdhënësit. Këshilltari në këtë ministri, Valmir Gashi, tha se mësimdhënësit punojnë ende me mjete klasike, por, siç tha, në bashkëpunim me donatorët, janë duke bërë përpjekje që të përmirësohen ato.
“Kemi ndarë një numër të konsiderueshëm të tabelave të zeza, rreth një mijë. Nuk janë digjitale, por janë të avancuara. Sa i përket tabelave digjitale, është projekt i kushtueshëm, por do ta kemi parasysh në momentin kur të fillojë mësimi tërë-ditor.”
Ndërkohë, një numër shumë i vogël i shkollave në vend janë të pajisura me kompjuterë, e më së keqi në këtë drejtim janë shkollat në vendet rurale. Mësuesit me mjetet e tyre financiare detyrohen të gjejnë materiale të ndryshme për lëndë të caktuara, për t’ua shpërndarë nxënësve gjatë procesit mësimor. Sipas tyre, investimi në teknologji nëpër shkolla, shihet shumë larg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët