LAJMI I FUNDIT:

Katër persona arrestohen për tentim vjedhje në Novobërdë

Katër persona arrestohen për tentim vjedhje në Novobërdë
Foto: Ilustrim

Një grup personash, që të gjithë shqiptarë nga Kosova, janë arrestuar të shtunën nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një depo në Novobërdë.

Policia e Kosovës ka njoftuar nën raportin e saj 24 orësh se gjatë kontrollit  në veturën me të cilën udhëtonin të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy  kaçavida dhe një palë dorëza. Katër prej tyre kanë arritur të arrestohen dhe dërgohen në mbajtje prej 48 orësh ndërsa i pesti është arratisur.


“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë  dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/