LAJMI I FUNDIT:

Kosovari në Zvicër plagos rëndë me thikë një person

Kosovari në Zvicër plagos rëndë me thikë një person
Foto: Ilustrim

Në nënkalimin e stacionit të trenit në Olten të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës është shkaktuar një zënkë në mes dy personave.

Me këtë rast, njëri nga ta është lënduar rëndë nga goditjet me thikë, ndërsa sulmuesi i dyshuar është arrestuar në vendngjarje. Shkaqet dhe motivi i zënkës ende nuk dihen dhe janë nën hetim e sipër.


Të shtunën rreth orës 18.00, Policia Kantonale e Solothurnit është alarmuar me një informatë se në nënkalimin e stacionit hekurudhor të Oltenit është shkaktuar një zënkë në mes dy personave. Në vendngjarje kanë ardhur menjëherë disa patrulla policore, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjell Albinfo.ch. Të parët në vendngjarje kanë arritur dy truproje sigurimi, të cilët kanë arritur të ndërmjetësojnë dhe ta ndalojnë zënkën, në të cilën njëri ka qenë i plagosur.

Autori i dyshuar, një shtetas 22-vjeçar i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë. Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht. Viktima e plagosur rëndë është dërguar në spital.

Sipas hetimeve të deritanishme, atij i janë shkaktuar plagë me thikë. Shkaqet dhe arsyet janë duke u hetuar nga organet përkatëse. Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori