LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra milionëshe

Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra milionëshe

Rita Ora dhe Dua Lipa konsiderohen si dy prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.

Dyshja po vazhdojnë të shkëlqejnë me suksese të njëpasnjëshme me koncerte dhe këngë të reja që po sjellin në treg.


Krahas saj, bukurosheve tona po pasurohen edhe në saje të sukseseve në vitet e fundit duke arritur edhe shifra prej milionave.

Sipas portalit të njohur “Net Worth” pasuria e 27 vjeçares Ora kap shifrat rreth 16 milionë dollarë.

E gjithë kjo në saje të albumeve dhe filmave ku është paraqitur gjatë gjithë karrierës së vetë këngëtarja, e cila ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Londër.

Rita u bë edhe më e njohur në saje të karakterit të Mia Grayt në filmin “Fifty Shades of Gray”, i cili u shfaq në kinematë botërore para tre vjetësh.

Gjersa pasuria e 22-vjeçares Dua Lipa, e cila është duke punuar në albumin e ri, sipas portalit të lartcekur, kap shifrat rreth tre milionë dollarë.

Këngëtarja ka lindur në Londër prej prindërve shqiptarë ndërsa për një kohë ka jetuar edhe në Kosovë.

Ajo u bë e njohur më tepër në saje të hitit “New Rules”, i cili është shikuar deri më tani mbi një miliard herë në YouTube.

Ndryshe, Rita para disa muajsh ka mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë ndërsa Dua ka paralajmëruar një të tillë gjatë verës së këtij viti në kryeqytetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori