Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka komentuar panairin e fundit, në të cilin u promovuan mallrat e shteteve të rajonit, përfshirë edhe Serbinë.
Në një komunikatë për media, MPJ ka thënë se hiperbolizimet përmes simboleve shtetërore, nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
MPJ i rikujtuar Serbisë se Kosova është e njohur nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së dhe e disa organizatave ndërkombëtare.
“Në frymën e Marrëveshjes së Triestes të korrikut 2017, të pranimit në parim të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, sipas së cilës synohet zhvillimi i rajonit, njëkohësisht është miratuar Plani i Veprimit Shumëvjeçarë, i cili synon të mundësojë rrjedhjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë; duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti; duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, thotë MPJ.
Sipas tyre, në këtë frymë organizohen panairet për promovimin e mallrave të prodhuesve rajonal në të gjitha panairet, si në Kosovë, në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.
“Hiperbolizimet e natyrës politike përmes simboleve shtetërore apo nacionale nuk i shërben bashkëpunimit rajonal, për më tepër, janë tentime për të treguar supremacinë inegzistente apo protagonizmin tipik të pa bazë edhe në lëmin e ekonomisë, të lëvizjes së kapitalit dhe mallrave, etj.
Duke qenë se në vazhdimësi kemi tendenca të tilla edhe në këso lloj ngjarjesh, insistojmë që edhe në panaire të përdoren formulat e përfaqësimit si në organizimet e takimeve të larta të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosovë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët