LAJMI I FUNDIT:

“Britmat” e shqiptarëve për drejtësi nuk i dëgjon Komisioni Evropian

“Britmat” e shqiptarëve për drejtësi nuk i dëgjon Komisioni Evropian

Protestat e njëpasnjëshme në disa raste dhe masive të organizuara së fundmi nga qytetarët shqiptarë të pakënaqur nga sistemi i drejtësisë i Maqedonisë, nuk janë përfshirë në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, shkruan gazeta Koha. Bashkësia ndërkombëtare në Raportin e progresit drejtuar Maqedonisë, thotë se Qeveria e re ka shprehur vullnet të mirë për zbatimin e “Reformave Urgjente Prioritare”.

Pjesë e këtij raporti të KE-së, në masë të madhe janë vendimet e Qeverisë për krijimin e Strategjisë për reforma në gjyqësor (2017-2020) dhe formimin e Këshillit për zbatimin e këtyre reformave, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, përkundër miratimit të këtyre dokumenteve dhe Këshillave për realizim të reformave në gjyqësor, opinioni shqiptar vazhdon të ballafaqohet me vendime politike gjyqësore.

Shkeljet e njëpasnjëshme të Ligjit për procedurë penale dhe mos përfillja e palës mbrojtëse në rastin e Almirit nga Gjykata dhe Prokuroria e Kumanovës, respektivisht zhvillimi i një procesi selektiv gjyqësor, aspak nuk kanë zënë vend të Raportin e progresi të KE-së.


Për këtë arsye, javën e kaluar, para Parlamentit të Maqedonisë, në çastet kur përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini hyri në Parlament, një grup protestuesit nga nisma qytetare “Drejtësi për Almirin”, ia bënë me dije Mogerini se në vendin tonë edhe tutje shpallen vendime gjyqësor në baza etnike./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori