Aleanca Kosovare e Biznesit ka publikuar të arriturat në vendet të cilat nuk e njohin Kosovën, por në veçanti prezantoi dokumentet që njohin Kosovën si shtet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Përmes një komunikate, AKB thotë se dhe miqtë e vet po lobon në tërë globin për të promovuar ekonominë dhe shtetësinë e Kosovës, si mundësi e re për investime. Po afirmojmë reformat dhe politikat tërheqëse për investitorë të mundshëm në Kosovë.
AKB, për herë të parë ka promovuar Kosovën në vitin 2013 në Rumani dhe ka ngritur flamurin e Kosovës në Kongresin e Pallateve të Bukureshtit , në prezencën e 500 pjesëmarrësve.
Në vitin 2017, AKB me delegacionin e vet për herë të parë ka vizituar Spanjën dhe është takuar me nivele të rëndësishme shtetërore.
Në B&H që nga viti 2009 dhe këndej kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme promovuese dhe lobuese, ku në vitin 2016 dhe 2017 kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Federale të Bosnjës në Sarajevë si dhe takime të niveleve të larta shtetërore.
Aty ku politika shtetërore e Kosovës nuk ka arritur të depërtojë, aty po arrinë të depërtojë dhe lobojë AKB-ja, si përfaqësuese e bizneseve dhe promotorë afirmative e politikave favorizuese ekonomike për biznese. E tëra kjo, po bëhet në veçanti në vendet që hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryetari Shahini prezantoi dokumentin origjinal të pranuar me postë ku edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë është publikuar “Atlasi Enciklopedik Botëror” në vitit 2018. Këtu, shteti Kosovës është renditur, në mes shteteve, sikurse atë e njohin një numër i madh i anëtarëve të Kombeve të Bashkuara
Jemi të vetëdijshëm për paralizën politike që aktualisht gjendemi ne si shtet karshi Kosovës, por kjo nuk e paraqet qëndrimin e shumicës së qytetarëve të B&H të cilët Kosovën e ndjejnë si shtet dhe mik të vërtete, sikurse edhe Kosova që e ndien tërësinë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ky Atlas u realizua si rezultat i miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë me ju Zt. Agim. Ashtu qe edhe e veçanta e këtij atlasi është promovimi i shtetit të Kosovës. Me lejoni ta falënderoj edhe autorin e atlasit që ka njohur lobimin tuaj miqësor edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Në këtë dokument të përmasave botërore, është përpjekje t’i ofroj qëndrimet e Bosnjës dhe Kosovës.
Kjo është hera e parë, që në një dokument ndërkombëtar, i prodhuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, në 12,000 ekzemplar të paraqitet dhe të konfirmohet shtetësia e Kosovës.
Ideja jonë ka qenë që t’i përmirësoj raportet e B&H dhe ta pranojë shtetësinë e Kosovës, edhe pse ne Bosnje dhe Hercegovinën përballemi me kundërshtim të ashpër të lobimit Serb për një gjë të tillë.
E vlerësojmë si shumë pozitive, që këto publikime të gjenden në duart e nxënësve, studentëve dhe qytetarëve, të cilët përmes gjeneratave mund të mësojnë për shtetin e Kosovës edhe në këto kushtet dhe rrethanat aktuale, që mos të bien nën ndikimin e propagandës së Serbisë.
Duke pasur parasysh të sipërthënat, shpresojë në bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përmes arsimimit dhe përfaqësimit të vërtetë dhe bashkëpunimin ekonomik të dy shteteve tona.
Dhe në fund, në emër të bizneseve kosovare, dhe AKB-së dhe anëtarësisë së saj, e falënderojë doc. Dr. Emir Kremiq, drejtor I Entit Statistikor të Federatës së B&H, njëherit kryetar i Asociacionit Mediterano Evropian, për hulumtime strategjike, lobim dhe marrëdhënie publike, si dhe Z. Suvad Osmanagiq, zv/kryetar dhe autor i dokumentit të publikuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos